Europa Postuar më 11 Korrik 2022, 14:33

Lufta e grurit vazhdon - Në Ukrainë mbeten të bllokuara 22 milion ton grurë

Nga SCAN TV
Lufta e grurit vazhdon - Në Ukrainë mbeten të bllokuara 22 milion

Vlerësohet se rreth 22 milion ton grurë janë ende të bllokuara në Ukrainë dhe presioni përshkallëzohet dhe më shumë me fillimin e korrjeve të reja.

Vendi zakonisht dorëzon 30% të grurit Europës, 30% në Afrikën e Veriut dhe 40% në Azi. Por me bllokimin e anijeve në portet ukrainase në Detin e Zi, miliona ton grurë të mbledhur një vit më parë, ende nuk mund të shkojnë në destinacionet e tyre, një situatë që mund të shkaktojë një reduktim të mëtejshëm të furnizimit në botë

Pala ukrainase këmbëngul se nuk ka një cmim të mirë për drithërat vendase, dhe strukturat e magazinimit refuzojnë t’i marrin. Për më shumë vazhdimi i luftimeve dhe bombardimeve rrezikon dhe shkatërrimin e tyre. Punëtorët ukrainas rrezikojnë jetën për të mbledhur drithërat dhe magazinat të cilat duhet të ishin bosh në pritje të të korrurave të sezonit, janë plot. Parashikohet të mblidhen 500 ton grurë dhe për herë të parë prej 30 vitesh, bujqin nuk dinë se cfarë do të bëjnë me këtë sasi.

Reduktimi i fluksit të eksporteve ka ndikuar dhe në cmimet e eksportit. Para pushtimit rus një ton grur nga Ukraina shitej për 270 dollarë. Ndërsa tani nuk mund të gjenden blerës as për 135 dollarë për një ton grurë. Sipas tyre gruri ukrainas nuk mund të hyjë në tregun ndërkombëtar pasi portet janë të mbyllura dhe intenerari detar ishte më i rëndësishmi. Për këtë arsye kërkesa për grurë ka rënë. Europa nuk mund të menaxhojë sasitë e mëdha të grurit që Ukraina prodhon.

Presidenti turk Erdoan deklaroi se vendi i tij po punon me OKB-në, Ukrainën dhe Rusinë për të gjetur një zgjidhje duke ofruar korridore të sigurta në Detin e Zi.

Aktualisht 30% e eksporteve kalon nëpërmjet tre porteve të lumit Danuib në Ukrainën jugperëndimore. Vendi po përpiqet të nxjerrë grurin jashtë territorit nëpërmjet 12 pikave kufitare me vende europiane, por kamionëve iu duhet të presin në rradhë për ditë të tëra.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=lcVnuVizgcg

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat