Europa Postuar më 11 Korrik 2022, 14:30

Moska ‘mbyll’ Nord Stream. Arsyeja: Po kryhen punime - Pritet rritje e re çmimi! Franca paralajmëron: Të përgatitemi për ndërprerje totale

Nga SCAN TV
Moska ‘mbyll’ Nord Stream. Arsyeja: Po kryhen punime - Pritet rritje

Do të ketë një ndërprerje totale të furnizimeve me gaz nga Rusia. Deklarata është bërë ministri francez i financave, Bruno lë Mer, i cili shpjegoi se ky është skenari më i mundshëm në të ardhme. Ai paralajmëroi Brukselin duke thënë se Europa duhet të përgatitet. Ndërkohë të hënën e 11 korrikut Gazprom konfirmoi ndëprerjen e përkohshme me furnizime energjitike nga gazjellësi Nord Stream 1 i cili lidh Rusinë me Gjermaninë, për punime mirëmbajtje.

Për sa i përket kësaj presidenti i agjencisë federale të rrjeteve gjermane, deklaroi se mirëmbajtja rutinë e gazsjellësiy mund të transformohet në një “mirëmbajtje politike që do të zgjasë shumë më shumë se normalisht”. Ai paralajmëroi se nëse fluksi i gazit që vjen nga Rusia do të ndalonte për një periudhë të gjatë atëherë duhet të flitet seriozisht për kursim për sa i përket konsumit të energjisë.

Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habek u shpreh për mediat në vend se ishte shumë i shqetësuar për faktin se Moska mund të përdorë preteksin e punimeve për mirëmbajtjen e gazjellësit Nord Stream 1 për të ndaluar totalisht furnizimet me gaz drejt Gjermanisë. Nëse kjo do të ndodhte, sipas tij do të ishte një skenar i frikshëm.

Edhe qeveria italiane i frikësohet përkeqësimit të situatës për shkak të bllokimit të furnizimit: rrezikohet një rritje e mëtejshme e cmimeve të gazit që do të pasqyrohet në faturat e konsumatorëve. Ekzekutivi italian prej kohësh po punon për një plan racionimi duke pranuar se kriza energjitike është shumë e rëndë. Rreziku bëhet dhe më i madh për stinën e dimrit në rast se Rusia nuk do të furnizojë më me gaz.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=nq6VUtrPJXQ

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat