Automjetet elektrike të policisë, në vështirësi - Dritat dhe sirenat e alarmit konsumojnë shumë shpejt baterinë

Në Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e policisë po zgjedhin automjetet elektrike: një vendim i mirë për ambjentin, por jo dhe aq i mirë për të luftuar kriminalitetin apo për t’iu përgjigjur situatave urgjente. Automjetet elektrike kanë lënë shumë shpesh në këmbë agjentët e policisë, për shkak të konsumit të madh që i bëjnë baterisë dritat blu dhe sirenat. Por dhe për shkak të infrastrukturave të pakta për karikimin e tyre.
Mediat britanike raportojnë se agjentët të cilët drejtojnë automjete elektrike janë ankuar sepse nuk gjejnë dot pika furnizimi në zonë duke e gjetur veten shumë shpesh të bllokuar në raste urgjente në të cilat duhet të ndizen dritat dhe sirenat të cilat nga ana tjetër konsumojnë baterinë në një kohë rekord.
Janë të shumta rajonet në vend që kanë pezulluar zëvendësimin e automjeteve me motor me djegie të brendshme me ato elektrike. Gjithashtu janë anuluar dhe blerjet e tyre. Nëse një agjent policie është në automjetin e tij elektrik në vendndodhjen e një aksidenti rrugor: ai do të ketë dritat dhe sirenat ndezur, radion ndezur, ngrohjen apo ftohjen e automjetit duke rrezikuar të mbesë në gjysëm të rrugës dhe pa asnjë mundësi furnizimi.
Drejtuesit e rajoneve shprehen se për momentin prioritet është lufta ndaj kriminalitetit dhe për këtë arsye automjetete elektrike duhet të presin.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=a8_7Ei9PYVs
Sondazh

“Puna në të zezë”, cilët janë sektorët më problematikë? Kryesojnë baret dhe restorantet. Tatimet identifikuan 62 mijë punonjës në total
3,882 është numri i tatimpaguesve të identifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që kanë deklaruar nivele mininimale page për 62,905 punonjësit e tyre......

Shqipëria e 2100-ës, sipas OKB/ Popullsia zbret në 1.1 milionë banorë, mosha mediane 63 vjeç, humbasim “garën” në rajon
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përditësuar të dhënat e popullsisë globale, ku veç të tjerash gjenden edhe projeksionet e popullsisë së secilit shtet,......

Dobësimi i Euros, kush fiton e kush humbet - Përfitojnë kredimarrësit, importuesit e Qeveria, humbasin kush varet nga remitancat dhe eksportuesit
Ndërsa monedha e përbashkët evropiane ka shënuar në çmim rekord në raport me lekun, ky zhvillim prek në mënyrë të drejtpërdrejte shumë kategori: duke nisur nga......

Pandemia, ndihma shtetërore preku fundin - Shifra më e ulët nga 2017-ta, 225 milionë dollarë më pak se 2020-ta
Ndihma shtetërore e dhënë nga qeveria për sektorë të veçantë, kategoritë në nevojë apo sipërmarrjet ka pasur luhatje drastike, ku gjatë vitit që lamë pas ka......

Rriten ankesat për garat tenderuese - Në 5 muaj 292 subjekte “shkojnë” në KPP, mbi 56% kontestojnë vlerësimin e ofertave
Hartimi i kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo kontestimet në vlerësimin e ofertave kanë detyruar 292 subjekte të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit......

Qytetet ku do rishikohen tarifa e ujit - Reforma/Bashkimi i 12 bashkive në 3 shoqëri, aktmarrëveshje për shlyerjen e borxheve
Bashkimi i 12 bashkive në 3 shoqëri ujësjellësish do të pasohet me rishikimin e tarifave të ujit të pijshëm dhe largimit të ujërave të ndotur. 2 javë pas......

Raportet shëndetësore online, “e pësojnë” mjekët e familjes - Penalitete nga 5 mijë lekë për diagnozë të gabuar, deri 5 paga minimale për rastet korruptive
Ndërsa procedura e lëshimit të raporteve mjekësore tashmë është bërë elektronike në gjithë vendin, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar gjoba të kripura për......

Baza ushtarake e NATO-s në Portin e Durrësit - Rama pritet të takohet Stoltenberg në Bruksel
Kryeministri shqiptar Edi Rama do të takohet me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel këtë javë, për të diskutuar rreth bazë detare të kësaj aleance në......