Kosovës i mungon gruri - Fermerët mund të sigurojnë vetëm 50% të kërkesës në vend

Fermerët në Kosovë parashikojnë që nga fushata e korrjes së grurit do të sigurohen rreth 50% e kërkesës së popullsisë për ushqim. Për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike dhe shtrenjtimit të çmimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, ata nuk janë në gjendje të garantojnë sasi dhe cilësi të duhur.
Por fermerët paralajmërojnë edhe vështirësi në furnizime nga importi për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë, si dhe bllokimit të eksporteve nga Ukraina dhe Rusia. Si Rusia, ashtu edhe Ukraina janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë dhe lufta mes tyre ka shkaktuar çrregullime në tregje. Procesi i korrjes së grurit në Kosovë ka filluar në fund të muajit qershor.
Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë nevojat për këtë produkt për kokë banori janë 204 kilogramë, që do të thotë se vendit i duhen 410 mijë ton grurë. Në vitin 2020, Kosova siguroi 341 mijë tonë grurë nga 80 mijë hektarë sipërfaqe të mbjella me këtë kulturë. Të dhënat për vitin e kaluar mungojnë. Për shkak të rritjes së çmimit të plehut artificial dhe derivateve të naftës, vjeshtën e kaluar janë zvogëluar sipërfaqet e tokës të mbjellura me grurë.
Gruri duhet të plehërohet dy herë. Gjatë këtij viti 100 kilogramë pleh artificial kushtojnë 100 euro, krahasuar me vitin e kaluar kur kushtonin 32 euro. Për një hektar tokë të kultivuar nevojiten deri në 300 kilogramë pleh.
Shtrenjtimi i plehut artificial dhe naftës ka bërë që edhe çmimi i grurit në treg të jetë më i lartë. Çmimi për një kilogram grurë është 30 cent edhe kjo vlerë, sipas fermerëve nuk është e leverdishme. Vitin e kaluar çmimi për një kilogram grurë ishte 19 cent. Në këtë pikë apeli i drejtohet qeverisë që të ndërmarrë hapa sa më të shpejtë për të krijuar rezerva të hrurit, përndryshe vendi do të jetë në vështirësi të jashtëzakonshme.
Kosova nuk është shumë e varur nga importi i grurit nga Ukraina dhe Rusia, por vendet nga importohet ky produkt në Kosovë mund të kenë siguruar sasitë e duhura në këto shtete. Kosova sasinë më të madhe të grurit e importon nga shtetet e rajonit, përkatësisht nga Serbia. Për gjashtë muajt e këtij viti, sipas të dhënave të Doganës se Kosovës, vendi ka importuar 45 mijë tonë grurë, gjatë vitit 2021, 115 mijë tonë lloje të ndryshme të grurit dhe miellit dhe në vitin 2020. Serbia është shteti nga i cili Kosova importon sasinë më të madhe të grurit dhe miellit, pasuar nga Hungaria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina.
Për të ulur sasinë e importit të produkteve bujqësore dhe rritjen e rendimenteve Qeveria e Kosovës më 9 mars, ka ndarë 50 milionë euro për subvencionimin e sektorit të bujqësisë. Vetëm për subvencionimin e grurit janë ndarë 474 euro për hektarë - përfshirë këtu shpenzimet e plehut dhe të naftës.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=CFu_-8ljnHw

Uber: Kolosi i taksive në qendër të hetimeve - Presion ndaj qeverive europiane, shmangia e taksave dhe shfrytëzim të punëtorëve
Një dosje shumë e madhe e quajtur “Uber Files”. Nga hetimet e britanikes ‘Guardian”, së bashku me konsorciumin e gazetarëve investigativë, kanë dalë dokumente......

Elon Musk, dorëheqja nga Twitter kushton 1 miliard dollarë - Miliarderi nuk dëshiron më të blejë rrjetin social
Dy sfida të mëdha – transformimi i industrisë së automjeteve duke e shtyrë drejt elektrikes dhe pushtimi i hapësirës si subjekt privat. Sfida të fituara të......

Lufta e grurit vazhdon - Në Ukrainë mbeten të bllokuara 22 milion ton grurë
Vlerësohet se rreth 22 milion ton grurë janë ende të bllokuara në Ukrainë dhe presioni përshkallëzohet dhe më shumë me fillimin e korrjeve të reja. Vendi......

Moska ‘mbyll’ Nord Stream. Arsyeja: Po kryhen punime - Pritet rritje e re çmimi! Franca paralajmëron: Të përgatitemi për ndërprerje totale
Do të ketë një ndërprerje totale të furnizimeve me gaz nga Rusia. Deklarata është bërë ministri francez i financave, Bruno lë Mer, i cili shpjegoi se ky është......

Parashikimi/Bitcoin mund të bjerë në 10 mijë dollarë - Wall Street: Rënia e kriptmonedhës do të përkeqësohet edhe më shumë
Bitcoin ka më shumë gjasa të bjerë në 10 mijë dollarë, duke e ulur vlerën e saj afërsisht në gjysmë, në një kohë që pritshmëritë flisnin për 30 mijë dollarë.......

Automjetet elektrike të policisë, në vështirësi - Dritat dhe sirenat e alarmit konsumojnë shumë shpejt baterinë
Në Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e policisë po zgjedhin automjetet elektrike: një vendim i mirë për ambjentin, por jo dhe aq i mirë për të luftuar......

“Puna në të zezë”, cilët janë sektorët më problematikë? Kryesojnë baret dhe restorantet. Tatimet identifikuan 62 mijë punonjës në total
3,882 është numri i tatimpaguesve të identifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që kanë deklaruar nivele mininimale page për 62,905 punonjësit e tyre......

Shqipëria e 2100-ës, sipas OKB/ Popullsia zbret në 1.1 milionë banorë, mosha mediane 63 vjeç, humbasim “garën” në rajon
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përditësuar të dhënat e popullsisë globale, ku veç të tjerash gjenden edhe projeksionet e popullsisë së secilit shtet,......