Bota Postuar më 11 Korrik 2022, 14:36

Uber: Kolosi i taksive në qendër të hetimeve - Presion ndaj qeverive europiane, shmangia e taksave dhe shfrytëzim të punëtorëve

Nga SCAN TV
Uber: Kolosi i taksive në qendër të hetimeve - Presion ndaj

Një dosje shumë e madhe e quajtur “Uber Files”. Nga hetimet e britanikes ‘Guardian”, së bashku me konsorciumin e gazetarëve investigativë, kanë dalë dokumente të rezervuara që lidhen me periudhën 2013 – 2017 që fajësojnë kolosin e taksive. Praktikisht ka dalë në pah një sistem lobimi dhe marrëdhëniesh publike, krijuar nga kolosi për të marrë mbështetjen e politikanëve të rëndësishëm që të trazojë sektorin në Europë, kur në drejtim të shoqërisë ishte Trevis Kalanik. Gjiganti Uber ka shkelur ligje, ka mashtuar policinë, shfrytëzuar shoferët dje ka bërë presion ndaj qeverive gjatë zgjerimit të tij global. Në 124 mijë faqe dhe dokumente zbardhen të gjitha praktikat.

Nga hetimi rezultojnë dhe presione ndaj politikanëve dhe administratorëve publikë të dhjetëra vendeve, përfshirë Emanuel Makron në atë kohë ministër i ekonomisë në Francë dhe Mateo Renzi në Itali. Ndikimi tek ata u bë për të shmangur procese gjyqësore dhe përshtatja e normave shtetërore ndaj interesave të kompanisë shumëkombëshe.

Në e-mail-et e menaxherëve gjermanë, renzi, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Italisë, cilësohej si një mbështetës entuzias i Uber, dhe pse ai këmbëngul për mediat vendase se nuk i ka ndjekur asnjëherë personalisht cështjet e taksive dhe transporteve.

Ndërkohë nga dokumentet dalin në dritë dhe detaje të tjera. Si për shembull një ndërhyrje e fortë politike në mbështetje të Uber në Franc, punëtorë të shfrytëzuar dhe të paguar shumë pak në vende të ndryshme të Europës. Përfshirë këtu dhe paratë e zhvendosura në parajsa fiskale për të mos paguar taksat.

“Guardian” ka kryer një hetim global për sa i përket dosjeve të Uber, duke ndarë të dhënat me organizatat e mediave në të gjithë botën nëpërmjet International Consortium of Investigative Journalists. Më shumë se 180 gazetarë të 40 mediave mes të cilave Le Monde, Uashington Post e BBC do të publikojnë një seri raportesh hetimore.

Në një deklaratë zyrtare Uber pranoi gabime dhe hapa false por shtoi se është transformuar që nga viti 2017 nën drejtimin e administratorit aktual.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=F0aW_fTqFV0

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat