Fenomeni i gjuetisë së paligjshme të thesareve në Shqipëri - ‘France 24’ vërejtje autoriteteve: Veproni, jo një sy qorr

Media prestigjioze franceze, France 24 është ndaluar për të analizuar fenomenin e gjuetisë së paligjshme të thesareve në Shqipëri. Në artikull evidentohet se Shqipëria mbart një pasuri të madhe të pazbuluar nëntokë,çka ka sjellë gërmime pa kriter dhe tregti të zezë të sendeve që zbulohen.
Në raportim, kjo media ngre shqetësimin se qeveria shqiptare duhet të përpiqet më shumë për të mbrojtur trashëgiminë historike dhe evidenton se sky fenomen ka zemëruar arkeologët të cilët duan të hedhin dritë mbi historinë e lashtë. Media franceze evidenton se gjuetarët e paligjshëm të thesareve po operojnë pothuajse pa u ndëshkuar në vend.
Në raportim sillet si shembull ajo që ka ndodhur në Korçë, në vendin që njihet si “Hija e Korbit”, një zonë e njohur për zbulimin e më shumë se 600 monedha argjendi antike.
Ekspertët i thanë Agjencisë franceze se gërmime të paligjshme janë zbuluar pothuajse në çdo vend të rëndësishëm arkeologjik në rajon, i cili është shtëpia e nekropoleve historike, kalatë dhe vende të tjera që datojnë nga epoka e bronzit deri në mesjetën e hershme.
Gazetarët francezë kanë intervistuar shefen e Departamentit të Prehistorisë në Institutin e Arkeologjisë së Tiranës e cila është shoporehur se problemi qëndron te fakti se ‘Hija e Korbit”, ende nuk është eksploruar plotësisht nga arkeologët. Sipas saj, grabitësit dëmtojnë vendin dhe plaçkitin trashëgiminë duke shkatërruar kështu të dhënat shkencore dhe hequr objektet nga konteksti i tyre mjedisor,
Për agjencinë franceze Ministria e Kulturës e Shqipërisë tha se po bëhen përpjekje për të luftuar trafikimin e paligjshëm të pasurive kulturore duke përfshirë një plan kombëtar veprimi të shpalosur në 2018 së bashku me nismat për të përmirësuar koordinimin me organizatat ndërkombëtare.
France 24 thekson se nuk ka asnjë vlerësim zyrtar për vlerën e tregut të objekteve të marra nga Shqipëria. Por studiuesit janë të sigurt se disa nga artefaktet kanë rënë në duart e trafikantëve ndërkombëtarë dhe më pas janë shitur në ankande në muze dhe koleksione private jashtë vendit.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Pse po rriten çmimet e karburanteve? – Britania sheh çmimin më të lartë në pompë
Çmimet e benzinës dhe naftës po shohin ngritje të paprecedentë, me drejtuesit që përjetojnë kosto të larta për të mbushur automjetet e tyre ndërsa kriza e......

Tesla do të skanojnë gropat në rrugë për t'i shmangur ato - Autopiloti i makinës elektrike është ende në fazën e testimit
Tesla ka konfirmuar se automjetet e saj tani po skanojnë për gunga dhe gropa në rrugë për t'i shmangur ato. Kjo është e nevojshme për të arritur drejtimin e......

Wizz Air bëhet linja më e fundit europiane që shkurton oraret e fluturimeve verore – Shkak mungesa kronike e punës në industri
Kompania ajrore evropiane me kosto të ulët Wizz Air është linja ajrore më e fundit që njofton një reduktim të fluturimeve gjatë verës për të përballuar......

Tregjet e aksioneve zgjerojnë humbjet - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë
Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë. Investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e......

Nafta i rikthehet sërish humbjeve - Kina vendos kufizime, si pasojë e rritjes së infektimeve me Covid-19
Nafta i është rikthyer sërish humbjeve në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së infektimeve me Covid-19 në Kinë, që është importuesi më i madh i naftës......

Euro bie pranë nivelit të paritetit me dollarin - Kriza e mundshme energjetike në Europë, presion mbi monedhën
Euro ka shkuar pranë nivelit të paritetit me dollarin amerikan në sesionin e sotëm, për herë të parë në 20 vitet e fundit, për shkak të shqetësimeve se kriza e......

Kosovës i mungon gruri - Fermerët mund të sigurojnë vetëm 50% të kërkesës në vend
Fermerët në Kosovë parashikojnë që nga fushata e korrjes së grurit do të sigurohen rreth 50% e kërkesës së popullsisë për ushqim. Për shkak të kushteve të......

Uber: Kolosi i taksive në qendër të hetimeve - Presion ndaj qeverive europiane, shmangia e taksave dhe shfrytëzim të punëtorëve
Një dosje shumë e madhe e quajtur “Uber Files”. Nga hetimet e britanikes ‘Guardian”, së bashku me konsorciumin e gazetarëve investigativë, kanë dalë dokumente......