Tregjet e aksioneve zgjerojnë humbjet - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë

Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë. Investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale dhe po presin të dhënat mbi inflacionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie të lehtë me 0.4%, me shumicën e sektorëve që janë hapur në territor negativ.
Indeksi i Çmimeve Konsumatore në SHBA parashikohet të jetë rritur edhe më tej, nga niveli prej 8.6% që ishte në maj. Gjithsesi, të dhënat mbi punësimin në SHBA, që rezultuan më mirë se parashikimet e analistëve, sugjerojnë se ekonomia më e madhe në botë nuk e ka arritur ende pikën e shqetësimit.
Por, raporti mbi punësimin, megjithëse i mirë për ekonominë, mund t’a inkurajojë Rezervën Federale të vijojë me politikën agresive të rritjes së interesave, për të luftuar inflacionin e lartë. Njëkohësisht, investitorët po presin edhe fitimet tremujore të korporatave më të mëdha amerikane.
SCAN
Sondazh

Nafta i rikthehet sërish humbjeve - Kina vendos kufizime, si pasojë e rritjes së infektimeve me Covid-19
Nafta i është rikthyer sërish humbjeve në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së infektimeve me Covid-19 në Kinë, që është importuesi më i madh i naftës......

Euro bie pranë nivelit të paritetit me dollarin - Kriza e mundshme energjetike në Europë, presion mbi monedhën
Euro ka shkuar pranë nivelit të paritetit me dollarin amerikan në sesionin e sotëm, për herë të parë në 20 vitet e fundit, për shkak të shqetësimeve se kriza e......

Kosovës i mungon gruri - Fermerët mund të sigurojnë vetëm 50% të kërkesës në vend
Fermerët në Kosovë parashikojnë që nga fushata e korrjes së grurit do të sigurohen rreth 50% e kërkesës së popullsisë për ushqim. Për shkak të kushteve të......

Uber: Kolosi i taksive në qendër të hetimeve - Presion ndaj qeverive europiane, shmangia e taksave dhe shfrytëzim të punëtorëve
Një dosje shumë e madhe e quajtur “Uber Files”. Nga hetimet e britanikes ‘Guardian”, së bashku me konsorciumin e gazetarëve investigativë, kanë dalë dokumente......

Elon Musk, dorëheqja nga Twitter kushton 1 miliard dollarë - Miliarderi nuk dëshiron më të blejë rrjetin social
Dy sfida të mëdha – transformimi i industrisë së automjeteve duke e shtyrë drejt elektrikes dhe pushtimi i hapësirës si subjekt privat. Sfida të fituara të......

Lufta e grurit vazhdon - Në Ukrainë mbeten të bllokuara 22 milion ton grurë
Vlerësohet se rreth 22 milion ton grurë janë ende të bllokuara në Ukrainë dhe presioni përshkallëzohet dhe më shumë me fillimin e korrjeve të reja. Vendi......

Moska ‘mbyll’ Nord Stream. Arsyeja: Po kryhen punime - Pritet rritje e re çmimi! Franca paralajmëron: Të përgatitemi për ndërprerje totale
Do të ketë një ndërprerje totale të furnizimeve me gaz nga Rusia. Deklarata është bërë ministri francez i financave, Bruno lë Mer, i cili shpjegoi se ky është......

Parashikimi/Bitcoin mund të bjerë në 10 mijë dollarë - Wall Street: Rënia e kriptmonedhës do të përkeqësohet edhe më shumë
Bitcoin ka më shumë gjasa të bjerë në 10 mijë dollarë, duke e ulur vlerën e saj afërsisht në gjysmë, në një kohë që pritshmëritë flisnin për 30 mijë dollarë.......