Bota Postuar më 12 Korrik 2022, 15:05

Nafta dhe lufta / Biden në Arabi Saudite, Putin në Iran - Vizitat për të përforcuar marrëdhëniet mes vendeve

Nga SCAN TV
Nafta dhe lufta / Biden në Arabi Saudite, Putin në Iran - Vizitat

Dy presidentët, ai i Rusisë dhe ai Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur një tur ndërkombëtar takimesh; i pari në Iran ndërsa i dyti në Arabinë Saudite.

Presidenti amerikan Xho Bajden u shpreh se misioni i tij në Arabinë Saudite ka si objektiv përforcimin e një partnership-i strategjik që respekton vlerat thelbësore.

Në një editorial në Uashington Post, Biden, i cili javën e ardhshme do të vizitojë Izraelin dhe Arabinë Saudite, shpjegoi se vizita ka objektiv përforcimin e bashkëpunimit mes vendeve për interesa dhe përgjegjësi reciproke në interes të vlerave thelbësore amerikane.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë pranoi se janë të shumtë ata që nuk janë dakord me vendimin për të shkuar në Arabinë Saudite. Polemikat për udhëtimin e Biden kanë të bëjnë sidomos me vrasjen e gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi, pas të cilës presidenti amerikan deklaroi se ‘do të izolonte monarkinë e naftës’.

Për Joe Biden Arabia Saudite është një partner i rëndësishëm për të përballuar sfidat që presin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina në krye. Ai shtoi se si president i vendi duhej të kujdesej që të përballonte agresionin e Rusisë dhe të vendoste SHBA në pozicionin më të mirë të mundshëm për të garuar dhe tejkaluar Kinën. Për këtë arsye sipas Biden duhen vendosur marrëdhënie me ato vende që mund të kenë një peshë në arritjen e këtyre objektivave. Arabia Saudite, që është eksportuesi më i madh i naftës në botë, është një prej tyre.

Nga ana tjetër presidenti rus do të jetë në Iran javën e ardhshme në kuadër të një vizite zyrtare. Kjo është vizita e parë e Putin në vend, që kur në Iran një vit më parë është zgjedhur president Ebrahim Raisi. Presidenti rus do të jetë në vend për të diskutuar rreth përforcimit të marrëdhënieve ekonomike mse Moskës dhe Teheranit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat