Europa Postuar më 12 Korrik 2022, 15:11

Europa mes recesionit dhe krizës së gazit / Euro për pak “barazohet” me dollarin. Rritet çmimi i gazit, ulet ai i naftës

Nga SCAN TV
Europa mes recesionit dhe krizës së gazit / Euro për pak

Kriza e gazit dhe recesioni janë temat në qendër të vëmendjes, me Bursat Europiane në situatë alarmi në pritje të lëvizjeve të bankave qendrore. Në Europë, kriza energjetike paralajmëron dhe më shumë vështirësi për ekonominë, ndërsa të dhënat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë një rrezik inflacioni. Janë dy rrugët që mund të ndjekin Banka Qendrore Europiane dhe Rezerva Federale” e para mund të lëvizë dhe më me shumë kujdes, ndërsa e dyta mund të përshpejtojë hapat për më shumë kufizime monetare. Në frontin e aksioneve vëmendja është tek sezoni i tremujorëve: nga e enjtja do të jetë rradha e shifrave të bankave të mëdha amerikane, që do japin impulsin e pasojave të gjashtë këtyre muajve të vështirë për llogaritë e kompanive

Dollari vazhdon të rritet dhe euro të bjerë dhe monedha e vetme ka arritur të prekë barazimin në 1.000485 kundrejt monedhës së gjelbër brenda natës, përpara se të kthehet në zonën 1.001. Dobësia e euros përkeqësohet nga kriza energjetike e cila po rëndohet për Europën, duke rritur frikën për një recesion të afërt. Monedha amerikane, pra, është në nivelin më të lartë në njëzet vjet kundrejt monedhave kryesore, ndërkohë që tregu po vëzhgon një Rezervë Federale edhe më agresive se sa pritej dhe dollari trajtohet si një strehë e sigurt, në një një periudhë pasigurie të madhe për tregjet.

Tregu aktualisht po vlerëson një rritje të re të normës nga Rezerva Federale prej 75 pikë bazë. Të dhënat për tregun e punës të premten e kaluar, të cilat konfirmuan qëndrueshmërinë e ekonomisë amerikane, konfirmuan këto pritshmëri. Por të mërkurën, kur të publikohen të dhënat e inflacionit në SHBA, këto pritje mund të forcohen ose dobësohen. Megjithatë, kjo është çështja kryesore e momentit: sepse është pikërisht ky agresivitet i pritshëm i Rezervës federale për të luftuar inflacionin që ka bërë që bursat të bien për javë të tëra dhe dollari të rritet në nivelet më të larta të 20 viteve kundrejt euros.

Çmimet e gazit janë rritur mesatarisht në Europë, ndërkohë që tregu po shikon me shqetësim përkeqësimin e krizës energjetike.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat