Shqipëria Postuar më 13 Korrik 2022, 12:34

Gjyqësori pengon investimet e huaja - Ibrahimaj: Përfundimi i reformës zgjidh problemin. Ligj i ri për investitorët strategjik

Nga SCAN TV
Gjyqësori pengon investimet e huaja - Ibrahimaj: Përfundimi i

Mungesa e transparencës qeveritare dhe sistemi gjyqësor, vijojnë te jenë dy problematikat më të mëdha me të cilat përballen investitorët e huaj në vendin tonë dhe që ndikon negativisht në të bërit biznes.  Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri ( FIAA) ka prezantuar Rezultatet e Pyetësorit mbi klimën e Biznesit në Shqipëri 2021-2022.

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga bizneset, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u ndal tek reforma në drejtësi, ku theksoi se përfundimi i saj do t’i japë zgjidhje këtyre problematikave.

Ndërkohë që bëri me dije se po përgatitet një ligj i ri për investimet strategjike që do të krijojë lehtësi të mëtejshme dhe do ta bëjë vendin edhe më tërheqës për investitorët e huaj.

Ministrja Ibrahimaj ftoi investitorët e huaj që të përfitojnë nga avantazhet që ofrojnë disa sektorë në vend si energjia, turizmi, bujqësia, IT, për të cilët aplikohen edhe lehtësira.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat