Shqipëria Postuar më 13 Korrik 2022, 12:31

EKSKLUZIVE/ Qeveria, gati PPP-në e radhës - Infrastruktura e Çelësit Publik në dorë të privatit, nevojitet për certifikatën elektronike të Fiskalizimit

Nga SCAN TV
EKSKLUZIVE/ Qeveria, gati PPP-në e radhës - Infrastruktura e

Të gjitha të dhënat e subjekteve që përdorin teknologjinë me çelësa publikë do të jenë në dorë të një kompanie private, pasi Infrastruktura e Çelësit Publik do të jepet me koncesion. Transferimi i shërbimit nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionin, që e ofron aktualisht, te një kompani jopublike ishte parashikuar që në projektbuxhetin e vitit 2022, por tashmë qeveria ka përgatitur projektvendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktor që do të ndërmarrë dhe zhvillojë procedurat për dhënien e koncesionit/PPP. TV SCAN ka siguruar rendin e ditës të mbledhjes së qeverisë që do të zhvillohet mesditën e 13 korrikut e ku ndër të tjera parashikohet edhe miratimi i këtij projektvendimi, që do të autorizojë Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për avancimin e mëtejshëm të procedurave.

Infrastruktura e Çelësit Publik përfshin gjithë organizatat, sistemet (hardware, software), personelin, proceset, politikat e sigurisë dhe marrëveshjeve, të cilat mundësojnë funksionimin e teknologjisë me çelësa publikë për një numër të caktuar përdoruesish. Praktikisht, PKI përbën bazat dhe arkitekturën që zakonisht përdoret në këto raste, në transaksionet bankare, mbrojtjen e serverave, e-maile, rrjete private, etj. Aktualisht, pajisja me “çelës publik” është detyrim për çdo subjekt që duhet të pajiset me certifikatën elektronike, në kuadër të procesit të Fiskalizimit. Ndërkohë që më herët ekspertët kanë argumentuar se çelësi elektronik duhet t’i mbetet vetëm përdoruesit, duke kritikuar procesin e ndjekur deri më tani përmes AKSHI-t, që e dërgonte me e-mail.

Ndërkohë që, dhënia e shërbimit me koncesion nënkupton se tashmë këto të dhëna do të jenë në duar edhe të palëve të treta. Infrastruktura e Çelësit Publik ka lindur si nevojë për rritjen e sigurisë së transaksioneve bankare dhe ruajtjen e të dhënave sensitive në çdo shoqëri, duke pasur parasysh evolucionin dhe përdorimin gjithnjë në rritje të telekomunikacioneve dhe tregtisë elektronike. Por, në Shqipëri, lënia e këtyre të dhënave në dorë të një kompanie private do të vijë pas skandalit të publikimit të databazës së pagave dhe targave të qytetarëve shqiptarë.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat