A ja vlen t'i mbash paratë në banka digjitale? - Norma më të larta interesi për depozitat se ato fiziket. Mbeten lojtarë të vegjël në treg

Digjitalizimi po transformon ofrimin e shërbimeve bankare, duke sjellë shfaqjen e modeleve të reja të biznesit të bankave digjitale, të cilat bëjnë biznes vetëm në hapësirën online, pa zhvilluar rrjete degësh fizike. Edhe Shqipëria do ketë tashmë një bankë të tillë.
Por çfarë janë këto banka dhe a janë shumë të përhapura në vendet e tjera?
Në Eurozonë ekzistojnë rreth 60 banka digjitale. Shtatë nga këto banka janë degë të bankave tradicionale. Ato zotërojnë dhe ofrojnë një sërë produktesh identike me bankat fizike si llogari dhe karta bankare, kredi, depozita e të tjera. Njëlloj si bankat e tjera, edhe ato digjitale duhet të jenë të pajisura me licencë për të operuar.
Bankat që funksionojnë plotësisht online kanë zakonisht fitim më të ulët se ato tradicionale, për shkak të kostos më të lartë të depozitave dhe shpenzimeve fikse. Ato ofrojnë zakonisht norma më të larta interesi, pasi mundohen ta zgjerojnë tregun e tyre me një bazë klientësh që janë më të ndjeshëm ndaj çmimeve sesa ajo e bankave tradicionale.
Kostot relativisht të larta IT dhe shpenzimet e konsiderueshme të marketingut kufizojnë aftësinë e bankave digjitale për të arritur një nivel të ngjashëm fitimprurshmërie me atë të bankave fizike.
Këto banka mbeten lojtarë relativisht të vegjël me oferta të kufizuara produktesh. Rritja e mëtejshme e tyre mund të jetë e mirë për konsumatorët, pasi shtohet konkurrenca ndërmjet aktorëve të tregut bankar dhe mund t'i shtynte bankat ekzistuese drejt përmirësimit të ofertës së tyre të shërbimit.
Megjithatë, kjo mund të kthehet gjithashtu në kërcënim për stabilitetin financiar nëse modelet e biznesit të bankave tradicionale ndërpriten dhe bankat ekzistuese humbasin me shpejtësi ekskluzivitetin e depozitave që ofron financim të qëndrueshëm, i cili nga ana tjetër mbështet huadhënien e tyre për ekonominë reale.
Rreth 3.4 milionë shqiptarë të regjistruar në e-Albania/ U lëshuan rreth 856 mijë dokumente dhe 45.4 mln transaksione qeveritare
Platforma qeveritare e-Albania ka vijuar me ritme të larta përdorimi edhe gjatë muajit nëntor, duke regjistruar rreth 45.4 milionë transaksione qeveritare.......
Durrësi, drejt një destinacioni bashkëkohor turistik - FSHZH, investim mbi 540 mln lekë për transformimin e vijës bregdetare
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e fazës së tretë të garës për investime për infrastrukturën e tregjeve, hapësirave multifunksionale, rrugë......
Inovacioni e digjitalizimi, rruga e bizneseve për BE - Ibrahimaj: Një program i dedikuar për sipërmarrjet që të transformohen
Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar të rrugëtimit të saj drejt integrimit evropian. Me të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian tashmë të......
Pagat në ndërtim mbajnë kostot në rritje/ Në tremujorin e tretë çmimet në sektor u rritën me 1.4%
Duket se kostot e ndërtimit po lëvizin ngadalë këtë vit. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për tremujorin e tretë të vitit 2025 ka arritur 114, duke marrë si......
Për herë të parë, një bankë digjitale hyn në Shqipëri - Tafa: 100% online, pa degë fizike. Siguria kibernetike dhe edukimi i qytetarëve, sfidë
Pas Ziraat, Banka e Shqipërisë i ka hapur rrugën një banke tjetër që të futet në treg. Banka Qendrore ka dhënë miratimin paraprak për licencimin për herë të......
Turqia zgjat kontratat e gazit me Rusinë - Plani përfshin blerjen e LNG-së amerikane për të diversifikuar burimet
Turqia zgjati me një vit dy kontratat e importit të gazit me Rusinë, që përbëjnë gjithsej 22 miliardë metra kub. Po ashtu, vendi po konsideron investime në......
Dogana shqiptare, gati për BE-në - Strategjia/ Ulen kosto për bizneset, reduktohet koha e zhdoganimit
Bizneset shqiptare do të përfitojnë nga unifikimi i procedurave doganore me ato të Bashkimit Europian. Strategjia për Modernizimin dhe Harmonizimin e......
4 impiante të rinj për trajtimin e ujërave të ndotur - Projekti i ri i mbështetur nga Banka Botërore për mbrojtjen e bregdetit të jugut
Mbrojtja e bregdetit të jugut, përmirësimi i cilësisë së ujit dhe përmbushja e standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian janë në fokus të projektit të ri......


