Shqipëria Postuar më 4 Dhjetor 2025, 14:16

Cilat janë katër prioritetet e tregtisë rajonale? - Shqipëria merr drejtimin e CEFTA-s në 2026

Nga Diamila Leka

Cilat janë katër prioritetet e tregtisë rajonale? -

Shqipëria pritet të marrë Presidencën e Radhës së CEFTA-s në vitin 2026. Por cfarë është CEFTA? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë për Evropën Qendrore (CEFTA), është një mekanizëm rajonal që synon të lehtësojë tregtinë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke ulur barrierat tarifore e jotarifore dhe duke krijuar një treg më të integruar e më konkurrues. Ajo konsiderohet si një trampolinë drejt afrimit me tregun e përbashkët europian.

Ndërsa janë prezantuar katër prioritetet strategjike që vendi ynë do të udhëheqë gjatë këtij mandati.Së pari, synohet fuqizimi i bashkëpunimit politik dhe institucional mes palëve të CEFTA-s. Së dyti, theksi vihet te rritja e transparencës dhe përfshirja e aktorëve ekonomikë e socialë në hartimin e politikave tregtare. Prioriteti i tretë është prodhimi i rezultateve konkrete për bizneset, veçanërisht në lehtësimin e qarkullimit të mallrave, Green Lanes, turizmin dhe tregtinë agro-ushqimore. Ndërsa prioriteti i katërt lidhet me mbështetjen e investimeve me vlerë të shtuar, përmes harmonizimit dhe parashikueshmërisë së tregut rajonal.

Ministrja Ibrahimaj e cilësoi këtë fazë si një moment kyç për CEFTA-n, duke theksuar përkushtimin e Shqipërisë për ta çuar procesin përpara në frymën e integrimit europian dhe zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit. Progresi kërkon vullnet politik, eliminimin e burokracive dhe krijimin e një klime të favorshme për sipërmarrjen, që synon rritjen e besimit të investitorëve.

CEFTA mbetet një mekanizëm i rëndësishëm për stabilitetin, sigurinë dhe rritjen afatgjatë të ekonomive të rajonit, duke shërbyer si bazë e fortë për afrimin me tregun e përbashkët europian.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat