Cilat janë 8 “ngërçet” që hasin bizneset e huaja në Shqipëri? - Nga niveli i korrupsionit tek monopolet dhe konkurrenca e pandershme

Investitorët e huaj përballen me një sërë problematikash në vendin tonë, të cilët i bëjnë të stepen për të zgjeruar aktivitetin e tyre dhe pse jo edhe tërhiqen nga Shqipëria. Në pyetësorin mbi Klimën e Biznesit në vend 2021-2022, 8 janë shqetësimet kryesore të ngritur nga invistitorët.
Sistemi gjyqsor dhe impakti tek bizneset, renditet në vendin e parë me pikët më të ulëta, i ndjekur nga niveli i transparencës në procedurat qeveritare; niveli i korrupsionit me të cilin përballen bizneset, niveli i burokracive, monopolizimi dhe konkurrenca e pandershme; informaliteti; ndërsa klima politike dhe rregulli e siguria mbyll listën e problematikave, e rankuar me 61 pikë nga 100. Krahasimi në raport është bërë me vitin 2019.
Po ashtu, sipas raportit, progresi në investime dhe aksesi në investime rezulton të jetë nën pritshmëritë e investitorëve. Bizneset e huaja që operojnë në vendin tonë ngrenë gjtihashtu si shqetësim mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe nivelin e kualifikimit të nxënësve që dalin nga bankat e shkollës. Ndërkohë që masat e marra në ndihmë të biznesit gjatë pandemisë vlerësohen me 43 pikë nga 100 në total, duke shprehur pakënaqësi lidhur me suportin e dhënë nga qeveria në këtë drejtim. Me 48 pikë vlerësohet aktiviteti i bizneseve gjatë pandemisë, dhe me 58 pikë perormanca postpandemike e sipërmarrjeve.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Shqipëria, rekord zyrash këmbimi valutor, dyfishohen në 10 vite - Tendenca/ në 10 vite, numri shkoi nga 284 në 556 të tilla
Ndërsa përkufizohen nga banka e Shqipërisë si hallka më vulnerabël kur vjen fjala te rreziku i pastrimit të parave, numri i zyrave të këmbimit valutor janë......

Gjyqësori pengon investimet e huaja - Ibrahimaj: Përfundimi i reformës zgjidh problemin. Ligj i ri për investitorët strategjik
Mungesa e transparencës qeveritare dhe sistemi gjyqësor, vijojnë te jenë dy problematikat më të mëdha me të cilat përballen investitorët e huaj në vendin tonë......

EKSKLUZIVE/ Qeveria, gati PPP-në e radhës - Infrastruktura e Çelësit Publik në dorë të privatit, nevojitet për certifikatën elektronike të Fiskalizimit
Të gjitha të dhënat e subjekteve që përdorin teknologjinë me çelësa publikë do të jenë në dorë të një kompanie private, pasi Infrastruktura e Çelësit Publik do......

‘Ju deshën 5 vite zhvillim dhe testim’ - Rimac i Kroacisë nxjerr versionin e parë të hipermakinës elektrike Nevera
Prodhuesi kroat i makinave elektrike Rimac Automobili tha se versioni i tij i parë i prodhimit të plotë të hipermakinës elektrike Nevera ka dalë nga linja e......

Analizë / ‘Epoka e naftës së shtrenjtë është këtu për të qëndruar’
Edhe pse çmimet bien në nivelin më të ulët tre-mujor, bota ende po lufton për të prodhuar të gjithë naftën që i nevojitet dhe ndikimi në ekonominë dhe......

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Lukashenko: Bota po i afrohet "një lufte të madhe ku nuk do të ketë fitues"
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, një aleat i njohur i liderit rus Vladimir Putin, paralajmëroi se mund të ketë një konflikt të madh global në......

Një kufi shpejtësie prej 30 km/h në të gjithë qytetet – Uellsi bëhet kombi i parë që ul limitin e drejtimit të mjeteve
Uellsi do të prezantojë një kufi shpejtësie të paracaktuar prej 20 mph (30 km/h) në zonat e banuara nga viti i ardhshëm, në një përpjekje për të ulur......

Bursat europiane, të qëndrueshme - Tregjet presin inflacionin në SHBA për muajin qershor
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e dy ditëve më parë. Megjithatë, tregu po karakterizohet nga......