Shqipëria Postuar më 13 Korrik 2022, 14:00

“Sektori i gazit nuk zhvillohet me memorandume” - Dhoma Amerikane, Këlliçi: Kompanive s’iu lind asnjë detyrim ligjor, duhen hapa konkretë

Nga SCAN TV
“Sektori i gazit nuk zhvillohet me memorandume” - Dhoma Amerikane,

Memorandumet e bashkëpunimit në fushën e gazit nuk nënkuptojnë asnjë detyrim ligjor për kompanitë e për pasojë nuk ndikojnë në avancimin e sektorit, që aktualisht është tërësisht i pazhvilluar”.

Pas nënshkrimit të disa memorandumeve mes kompanitë SNAM, Enagas, Linden Energy, Overgas, etj. sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Amerikane në Tiranë, Reshard Këlliçi komenton për TV SCAN hapat e ndjekur deri më tani nga Ministria e Infrastrukuturës dhe Energjisë dhe kompania shtetërore “Albgaz”, duke theksuar rëndësinë e ndërmarrjes së akteve ligjorë për një sektor kaq të rëndësishëm.

Këlliçi flet edhe për deklaratat e fundit të përfaqësuesve të qeverisë për rezervat e naftës të zbuluar nga SHELL, duke theksuar se të vetmit që duhet të flasin për këto zhvillime duhet të jenë ekspertët.

Ola Mitre / SCAN

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat