Shqipëria Postuar më 13 Korrik 2022, 15:16

Edukim financiar për tregtinë online - Ekspertët në emisionin "Në Fokus": Bizneset nuk integrojnë pagesat me kartë mbizotëron paraja cash

Nga SCAN TV
Edukim financiar për tregtinë online - Ekspertët në

Deri para pak vitesh dukej e paimagjinueshme që një produkt i ekspozuar në vitrinat e butikëve do të na vinte në dorë vetëm me një klik. Tashmë shumë shqiptarë janë blerës online dhe shumë biznese veç dyqaneve fizike kanë dhe faqe online apo aplikacione ku shesin produktet apo ofrojnë shërbimet. Por pavarësisht lulëzimit të këtij tregu, ekspertët e ftuar në emisionin “Në Fokus” nënvizojnë se biznesit dhe konsumatorit shqiptar i mungon edukimi financiar për zhvillimin sa më efikas të këtij tregu.

Një tjetër problem i blerjeve online sipas ekspertëve është sistemi i pagesave, i cili në të shumtën e rasteve është cash.

Ndërsa Sekretari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli tregon se janë vetëm 4 banka në Shqipëri që janë pajisur me licencën e e-commerce dhe se nuk ka patur kërkesa nga biznesi për të shtuar të tjera sepse dhe ato që janë nuk kanë volum.

Ekspertët vlerësojnë gjithashtu se konsumatori shqiptar është ende skeptic për blerjet online pasi pjesa më e madhe e tyre janë ende të paregjistruar.

Orilda Alliu / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat