Pasaportat e gjyqtarëve, Gjykata e Lartë rrëzon Qeverinë - Shfuqizohen si të paligjshme pikat e vendimit të vitit 2019 për pasaportat diplomatike

Gjykata e Lartë e ka konsideruar të paligjshëm vendimin e Qeverisë të marrë në vitin 2019 për heqjen e pasaportave diplomatike të gjyqtarëve. Në vendimin e zbardhur tashmë, Gjykata e Lartë ka argumentuar, se Qeveria ka cënuar një të drejtë të cilën gjyqtarëve ua siguron ligji.
Në fund të vitit 2019, Qeveria vendosi të bllokojë pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit për rreth 350 persona, mes të cilëve deputetë që u kishte mbaruar mandati, si dhe magjistratë të shkarkuar nga Vetting-u. Menjëherë Shoqata e Gjyqtarëve nisi një betejë ligjore kundër vendimit, e cila duket se ka përfunduar me sukses.
Në vendimin e zbardhur, Gjykata e Lartë konstaton cënimin e statusit të gjyqtarit nëpërmjet heqjes së pasaportës së shërbimit, me vendimin nr. 389, datë 12.6.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit”, si një e drejtë e fituar që nuk mund të ulet.
Më tej Gjykata vijon me Konstatimin e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e lidhjes 2, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.6.2019, “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit”, në pjesën që nuk parashikon gjyqtarët, si subjekte zyrtare që kanë të drejtë të pajisen me pasaportë shërbimi.
Po ashtu, gjykata vijon më tej me Konstatimin e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e pikës 14, të vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2019 në pjesën që parashikon se pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të lëshuara para datës 14 qershor 2019 humbasin vlefshmërinë më datë 31 dhjetor 2019.
Heqja e pasaportave diplomatike për 350 persona, mes tyre ish-deputetë që u ka mbaruar mandati ose gjyqtarë që nuk kanë kaluar procesin e vettingut, shoqëruesve të zyrtarëve ka qenë një vendim i marrë nga ministri i sapoemëruar atëherë në Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vendim që kaloi në Këshillin e Ministrave disa muaj më vonë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

“Sektori i gazit nuk zhvillohet me memorandume” - Dhoma Amerikane, Këlliçi: Kompanive s’iu lind asnjë detyrim ligjor, duhen hapa konkretë
Memorandumet e bashkëpunimit në fushën e gazit nuk nënkuptojnë asnjë detyrim ligjor për kompanitë e për pasojë nuk ndikojnë në avancimin e sektorit, që......

Cilat janë 8 “ngërçet” që hasin bizneset e huaja në Shqipëri? - Nga niveli i korrupsionit tek monopolet dhe konkurrenca e pandershme
Investitorët e huaj përballen me një sërë problematikash në vendin tonë, të cilët i bëjnë të stepen për të zgjeruar aktivitetin e tyre dhe pse jo edhe tërhiqen......

Shqipëria, rekord zyrash këmbimi valutor, dyfishohen në 10 vite - Tendenca/ në 10 vite, numri shkoi nga 284 në 556 të tilla
Ndërsa përkufizohen nga banka e Shqipërisë si hallka më vulnerabël kur vjen fjala te rreziku i pastrimit të parave, numri i zyrave të këmbimit valutor janë......

Gjyqësori pengon investimet e huaja - Ibrahimaj: Përfundimi i reformës zgjidh problemin. Ligj i ri për investitorët strategjik
Mungesa e transparencës qeveritare dhe sistemi gjyqësor, vijojnë te jenë dy problematikat më të mëdha me të cilat përballen investitorët e huaj në vendin tonë......

EKSKLUZIVE/ Qeveria, gati PPP-në e radhës - Infrastruktura e Çelësit Publik në dorë të privatit, nevojitet për certifikatën elektronike të Fiskalizimit
Të gjitha të dhënat e subjekteve që përdorin teknologjinë me çelësa publikë do të jenë në dorë të një kompanie private, pasi Infrastruktura e Çelësit Publik do......

‘Ju deshën 5 vite zhvillim dhe testim’ - Rimac i Kroacisë nxjerr versionin e parë të hipermakinës elektrike Nevera
Prodhuesi kroat i makinave elektrike Rimac Automobili tha se versioni i tij i parë i prodhimit të plotë të hipermakinës elektrike Nevera ka dalë nga linja e......

Analizë / ‘Epoka e naftës së shtrenjtë është këtu për të qëndruar’
Edhe pse çmimet bien në nivelin më të ulët tre-mujor, bota ende po lufton për të prodhuar të gjithë naftën që i nevojitet dhe ndikimi në ekonominë dhe......

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Lukashenko: Bota po i afrohet "një lufte të madhe ku nuk do të ketë fitues"
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, një aleat i njohur i liderit rus Vladimir Putin, paralajmëroi se mund të ketë një konflikt të madh global në......