Sejko takon Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri – Guvernatori shpreh falënderimet për marrëdhëniet e mira midis dy vendeve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka pritur në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Álvaro Renedo Zalba.
Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu falënderimet Ambasadorit për marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, duke vlerësuar shkëmbimet tregtare me Spanjën si dhe duke i shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Spanja ka dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në krye të bisedës, Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të panoramës ekonomike në Shqipëri ku theksoi se ecuria e saj në këtë periudhë paraqitet sfiduese. Rritja e çmimeve në tregjet botërore, ngadalësimi i pritur i ekonomisë në Eurozonë, si dhe frenimi i fuqisë blerëse të familjeve, rrjedhimisht do të ndikojnë edhe në ecurinë e inflacionit dhe rritjen ekonomike të vendit tonë.
Guvernatori theksoi se rritja e shpejtë e çmimeve dhe paqartësia mbi kohëzgjatjen dhe pasojat e konfliktit të armatosur Rusi-Ukrainë, kanë shtuar pasiguritë në tregjet financiare dhe kanë krijuar pengesa të reja në zinxhirët e furnizimit.
Më tej, ai shtoi se si përgjigje ndaj këtyre sfidave, fokusi i politikave ekonomike në vend po orientohet drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, dhe do të kërkojë rishikimin në vazhdimësi të përshtatshmërisë së qëndrimit të politikës monetare, si një parakusht për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit tonë.
Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë po monitoron dinamikën e presioneve inflacioniste dhe është e gatshme të ndërhyjë në kohën dhe me forcën e duhur, për të garantuar stabilitetin e çmimeve në vend.
Ai shtoi se, pavarësisht sfidave, parashikimet e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të shënojë rritje në horizontin afatmesëm. Lidhur me sektorin bankar, Guvernatori theksoi se ai është i mirëkapitalizuar, solid dhe me tregues të mirë të likuiditetit dhe shëndetit financiar.
Ambasadori Álvaro Renedo Zalba vlerësoi punën e bërë nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes dhe garantimit të sistemit financiar në vend, sidomos në këto kohë të vështira.
Ai theksoi progresin që Shqipëria ka bërë në kuadër të procesit të integrimit evropian si dhe shprehu mbështetjen e plotë të Spanjës në këtë drejtim.
Ambasadori theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave ekonomike e strukturore, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Spanjën dhe sidomos marrëdhëniet tregtare dhe rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.
Në përfundim të takimit, Guvernatori Sejko dhe Ambasadori Álvaro Renedo Zalba shprehën vullnetin për të zhvilluar më tej bashkëpunimin midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Spanjës, kryesisht në fushën e sistemit financiar.
SCAN
Sondazh

Turizmi në Maqedoninë e Veriut - Shtrenjtohen deri në 15% çmimet e hotelerisë në Ohër dhe Strugë
Sezoni turistik në Ohër dhe Strugë është në kulmin e tij, por punonjësit e turizmit thonë se përballen me një sërë problemesh, si infrastruktura e dobët......

Rusia shënon rendimente të larta të drithërave - Vendi pritet të eksportojë një sasi rekord gjatë këtij viti
Fermerët në rajonin jugor të Rostovit të Rusisë, një nga zonat më të mëdha prodhuese dhe eksportuese të drithërave të vendit, kanë konfirmuar rendimente të......

Rumani, prodhimet ushqimore në rrezik për shkak të thatësirës - Pritet një rritje prej 40% e çmimeve të prodhimeve bazë
Mishi i derrit, drithërat dhe mjalti mund të kushtojnë deri në 40% më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Të mbjellat janë në rrezik, ndërsa autoritetet po......

Opec parashikon rënie të kërkesës për naftë në 2023 - Pavarësisht kësaj pritet që konsumi i naftës të jetë i njëjtë me atë para pandemisë
Opec parashikon se kërkesa botërore për naftë do të shtohet vitin e ardhshëm, por me një ritëm pak më të lehtë në krahasim me vitin 2022, me një konsum që do......

Italia merr masat për ndërprerjen e plotë të gazit rus - Reduktime të konsumit dhe rikthimi i përdorimit të qymyrit
Me gazsjellësin NordStream1 të boshatisur deri në 21 korrik për mirëmbajtje dhe me punimet që mund të zgjasin, Europa përgatitet për një ndërprerje totale të......

Greqia, plan B për energjinë - Qeveria kërkon rritjen e përdorimit të qymyrit deri në 20%
Qeveria greke po promovon një plan për shfrytëzimin maksimal të qymyrit në mënyrë që të rrisë praninë e tij në përzierjen e karburantit për prodhimin e......

Mos i hidhni celularët e vjetër - Vlera e tyre aktuale është befasuese
Celularët e vjetër, ata që aktualisht i kemi nxjerrë jashtë përdorimit, vlejnë vërtet shumë. Cmimi i tyre caktohet në varësi të markës dhe të gjendjes së......

Ende kaotike situata në aeroportet në Europë - Heathrow apel kompanive ajrore: Mos shisni më bileta!
Aeroporti londinez i Heathrou i ka kërkuar kompanive ajrore që të mos shesin më bileta, në një moment që pasagjerët që mund të fluturojnë duhet të jenë deri në......