Rumani, prodhimet ushqimore në rrezik për shkak të thatësirës - Pritet një rritje prej 40% e çmimeve të prodhimeve bazë

Mishi i derrit, drithërat dhe mjalti mund të kushtojnë deri në 40% më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Të mbjellat janë në rrezik, ndërsa autoritetet po miratojnë ndryshime drastike të strategjisë dhe në planifikimin agrar.
Dhe në Rumani thatësira po shkakton dëme shumë të mëdha për sa i përket prodhimeve ushqimore. Dhe njëherë më shumë ekspertët fajësojnë për situatën mungesën e reshjeve dhe ndryshimet klimatike.
Fermerët paralajmërojnë për rritje cmimesh por dhe për sasi të reduktuara prodhimesh, për shkak se thatësira ka pasur një impakt shumë të madh në mbjelljet e vjeshtës si gruri dhe elbi, por dhe në ato pranverore si misri dhe luledielli.
Për këtë arsye pritet një rritje domethënëse e cmimit të produkteve bazë por dhe atyre të transformuara.
Edhe mishi i derrit do të bëhet më i shtrenjtë, pasi fermerët ende nuk janë rimëkëmbur nga rritja e cmimit të energjisë elektrike. Por gjithashtu pesë vjet më parë gripi i derrit ishte një goditje shumë e rëndë për sektorin. Sipas ekspertëve Rumania prodhon vetëm 20 – 25% të konsumit vendor për mishin e freskët të derrit. Situata në vend është aq alarmante sa administrata kombëtare e ujit në Rumani e ka cilësuar të domosdoshëm racionimin e përdorimit të ujit duke shmangur ujitjen e kopshteve dhe mbushjen e pishinave.
Ministria e ambjentit deklaroi një javë më parë se rezervat strategjike të Rumanisë janë të mbushura deri në 68% ndërsa 70% e vendit aktualisht është prekur nga thatësira.
SCAN
Sondazh

Opec parashikon rënie të kërkesës për naftë në 2023 - Pavarësisht kësaj pritet që konsumi i naftës të jetë i njëjtë me atë para pandemisë
Opec parashikon se kërkesa botërore për naftë do të shtohet vitin e ardhshëm, por me një ritëm pak më të lehtë në krahasim me vitin 2022, me një konsum që do......

Italia merr masat për ndërprerjen e plotë të gazit rus - Reduktime të konsumit dhe rikthimi i përdorimit të qymyrit
Me gazsjellësin NordStream1 të boshatisur deri në 21 korrik për mirëmbajtje dhe me punimet që mund të zgjasin, Europa përgatitet për një ndërprerje totale të......

Greqia, plan B për energjinë - Qeveria kërkon rritjen e përdorimit të qymyrit deri në 20%
Qeveria greke po promovon një plan për shfrytëzimin maksimal të qymyrit në mënyrë që të rrisë praninë e tij në përzierjen e karburantit për prodhimin e......

Mos i hidhni celularët e vjetër - Vlera e tyre aktuale është befasuese
Celularët e vjetër, ata që aktualisht i kemi nxjerrë jashtë përdorimit, vlejnë vërtet shumë. Cmimi i tyre caktohet në varësi të markës dhe të gjendjes së......

Ende kaotike situata në aeroportet në Europë - Heathrow apel kompanive ajrore: Mos shisni më bileta!
Aeroporti londinez i Heathrou i ka kërkuar kompanive ajrore që të mos shesin më bileta, në një moment që pasagjerët që mund të fluturojnë duhet të jenë deri në......

Edukim financiar për tregtinë online - Ekspertët në emisionin "Në Fokus": Bizneset nuk integrojnë pagesat me kartë mbizotëron paraja cash
Deri para pak vitesh dukej e paimagjinueshme që një produkt i ekspozuar në vitrinat e butikëve do të na vinte në dorë vetëm me një klik. Tashmë shumë shqiptarë......

Burrat apo gratë, kush i mban llogaritë? - Shifrat tregojnë se 6 në 10 depozita bankare zotërohen nga meshkujt
Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, mbi “Gratë dhe Burrat në Shqipëri”, përmbajnë të dhëna në lidhje me ecurinë e llogarive të......

Pasaportat e gjyqtarëve, Gjykata e Lartë rrëzon Qeverinë - Shfuqizohen si të paligjshme pikat e vendimit të vitit 2019 për pasaportat diplomatike
Gjykata e Lartë e ka konsideruar të paligjshëm vendimin e Qeverisë të marrë në vitin 2019 për heqjen e pasaportave diplomatike të gjyqtarëve. Në vendimin e......