Europa Postuar më 13 Korrik 2022, 14:52

Italia merr masat për ndërprerjen e plotë të gazit rus - Reduktime të konsumit dhe rikthimi i përdorimit të qymyrit

Nga SCAN TV
Italia merr masat për ndërprerjen e plotë të gazit rus -

Me gazsjellësin NordStream1 të boshatisur deri në 21 korrik për mirëmbajtje dhe me punimet që mund të zgjasin, Europa përgatitet për një ndërprerje totale të furnizimit me gaz nga Rusia.

Bashkimi europian varet nga gazi rus deri në 40% dhe prej kohësh po punon për të reduktuar këtë kuotë.

Varësia nuk është e njëjtë gjithëses: disa shtete si Franca apo vendet e Ulëta importojnë kuota të reduktuara dhe pse kanë furnizues të tjerë apo përdorin burime alternative. Ndërsa vende të tjera janë më të rrezikuara nga ndërprerja e furnizimit: Austria për shembull importon nga Moska 80% të furnizimeve të saj, apo Gjermania e cila mbështetet tek gazi rus për 55% të totalit dhe është në nivelin 2 të alarmit për sa i përket rezervave të gazit.

Ndërsa vende të tjera akoma nuk e kanë aspak problem të vazhdojnë pa gazin rus: Polonia dhe Bullgaria kanë që në muajin prill që nuk furnizohen më pasi refuzuan të paguajnë në rubla, si kërkonte Moska

Një plan i përbashkët europian për të menaxhuar emergjencën pritet të prezantohet në 20 korrik dhe mund të parashikojë ndërhyrje solidare mes vendeve të BE-së, por dhe ndihmë nga shteti për sipërmarrjet e sektorit energjitik.

Italia mbulon me gazin rus 25% të kërkesës, një kuotë e ulur nga ajo e 40% para luftës në Ukrainë. Për momentin vendi ka aktivizuar gjendjen e para –a alarmit, hapi i parë për një procedurë prej tre pjesësh e miratuar në nivel europian.

Në një situatë emergjente dhe Italia do i rikthehej shtatë centraleve me qymyr ende aktive në vend. Dhe pse ato ishin në fazë mbylljeje, lufta në Ukrainë ka zgjatur kohën e aktiviteteve të tyre. Por plani i emergjencës parashikon dhe një reduktim të ndjeshëm të konsumit: më pak ajër të kondicionuar, më pak ngrohje, më pak ndricim gjatë natës. Për zyrat e administratës, temperatura në ambjentet e brendshme duhet të jetë 27 gradë në verë dhe 19 në dimër, një masë që pritet të prekë dhe sektorin privat. Ndërkohë që cdo monument apo instalacion që konsumon energji elektrike do të “fiket”

Qeveria italiane deri tani ka ndarë 30 miliard euro për përballjen me rritjen e cmimeve të energjisë elektrike që nga fillimi i vitit. Por shumë shpejt mund të duhen fonde të reja.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat