Bota Postuar më 13 Korrik 2022, 15:02

Rusia shënon rendimente të larta të drithërave - Vendi pritet të eksportojë një sasi rekord gjatë këtij viti

Nga SCAN TV
Rusia shënon rendimente të larta të drithërave - Vendi

Fermerët në rajonin jugor të Rostovit të Rusisë, një nga zonat më të mëdha prodhuese dhe eksportuese të drithërave të vendit, kanë konfirmuar rendimente të larta të grurit ndërsa sezoni i korrjes ka nisur.

Rusia e goditur nga sanksionet, eksportuesi më i madh në botë i grurit, pritet të prodhojë një sasi rekord në vitin 2022 me mjaftueshëm për furnizim jashtë vendit në sezonin e tregtisë korrik-qershor.

Autoritetet konfirmuan për agjencinë e lajmeve Reuters se perspektivat e të korrave janë të mira dhe se rendimentet e grurit janë deri tani 0.1 - 0.2 ton për hektar më të larta se një vit më parë. Një arsye për këtë është moti i favorshëm dhe pajisjet e mira. Eksportet e Rusisë janë thelbësore për furnizimin global të grurit, në një moment që portet e Detit të Zi të Ukrainës janë bllokuar pasi Kremlini dërgoi mijëra trupa në vend më 24 shkurt.

Rajoni i Rostovit pritet të përsërisë prodhimin rekord të vitit të kaluar kur korri 12.7 milion ton grurë, duke përfshirë 11.5 milion ton grurë dimëror. Sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Rusisë për atë që Moska e quan një "operacion të posaçëm ushtarak" në Ukrainë nuk kanë ndikuar në furnizimin e pajisjeve të korrjes deri më tani, pasi fermerët në rajon përdorin kryesisht traktorë  dhe autokombanja të prodhuara në vend.

Bessergenevskoye, një fermë në pjesën perëndimore të rajonit deri më tani po merr të njëjtat rendimente si një vit më parë pas mungesës së shirave në zonë. Pjesët e këmbimit për pajisjet e importuara janë bërë më të shtrenjta për shkak të sanksioneve, por fermerët arritën t'i blinin ato para fillimit të korrjes dhe kishin gati 99% të pajisjeve kur filloi puna.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat