Bota Postuar më 14 Korrik 2022, 09:49

Nafta, e qëndrueshme poshtë 100 USD - Rritja e interesave nga bankat qëndrore do të dëmtojë kërkesën

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme poshtë 100 USD - Rritja e interesave nga bankat

Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit edhe me 100 pikë bazë në takimin e këtij muaji. Kjo përkthehet në një ngadalësim të ekonomisë më të madhe në botë, që do të dëmtojë edhe kërkesën për naftë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 99 dollarëve për fuçi, niveli më i ulët në 3 muajt e fundit. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 95 dollarë për fuçi.

Në takimin që do të mbahet në fund të këtij muaji, me shumë mundësi Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit edhe me 100 pikë bazë, për shkak se inflacioni po qëndron në nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit. Edhe Banka e Kanadasë rriti normën bazë të interesit me 100 pikë, në përpjekje për të “ftohur” inflacionin, duke u bërë vendi i parë i G7-ës, që ndërmerr një politikë kaq agresive.

Njëkohësisht, edhe Komisioni Europian parashikon nivele rekord të inflacionit dhe uli vlerësimin për rritjen ekonomike gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm, kryesisht si rezultat i luftës në Ukrainë. Të gjitha këto zhvillime përkthehen në një kërkesë më të ulët për naftë. Edhe rastet e reja me Covid-19 në shumë provinca të Kinës kanë ushtruar presion mbi çmimet, pasi autoritetet kanë rikthyer kufizimet. Në fokus të tregjeve do të jetë edhe vizita e presidentit amerikan, Joe Biden në Arabinë Saudite të premten, ku do të marrë pjesë në samitin e aleatëve të Gjirit. Biden pritet t’i bëjë thirrje këtyre vendeve të rrisin prodhimin e naftës për të ulur çmimet.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat