Shqipëria Postuar më 21 Nëntor 2023, 13:39

Tenderët, institucionet shkelin afatet e ankimimit - APP, shkresë kontraktorëve: Respektoni ligjin, duhen pritur vendimet përfundimtare

Nga SCAN TV
Tenderët, institucionet shkelin afatet e ankimimit - APP, shkresë

Institucionet publike nuk respektojnë afatet e ankimimit nga bizneset për procedurat tenderuese, duke publikuar fituesit apo arkivuar procedurat në sistemin elektronik, pa përfunduar shqyrtimi i tyre. Shqetësimi është ngritur nga Agjencia e Prokurimit Publik, duke iu kërkuar të gjithë enteve kontraktore të zbatojnë legjislacionin në fuqi në këtë drejtim.

Përmes një shkrese, drejtuar të gjithë institucioneve që kryejnë procedura prokuruese për punë, mallra apo shërbime theksohet se janë të detyruar të presin përfundimin e ankimimit, jo vetëm nga Komisioni i Prokurimit Publik, që është institucioni përgjegjës për shqyrtimin e tyre, por edhe përfundimin e proceseve gjyqësore, në rast se çështja shkon në gjykatë.

Sipas legjislacionit në fuqi, operatorët ekonomikë të interesuar mund të bëjnë ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik kundër kundër veprimeve ose mosveprimeve të autoritetit/entit kontraktor.

Në fakt, janë të shumtë bizneset që shfrytëzojnë këtë hapësirë ligjore, duke qenë se vetëm në periudhën janar - gusht të këtij viti janë 555 subjekte që i janë drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik për të kundërshtuar kriteret apo për vlerësimin e ofertave të dorëzuara në tenderë.

Ndërkohë që, referuar vendimeve të KPP, një numër shumë i lartë i tyre e më konkretisht mbi 66% e totalit, pranohen, duke bërë që procedura të anulohet tërësisht apo të kërkohen ndryshime përpara se të rihapet nga e para.

Ola Mitre /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 21 Nëntor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan mbetet edhe këtë mëngjes në rënie duke u blerë sot me 94.5 lekë dhe duke u shitur me 95.4 lekë ë raport me dje sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......