Shqipëria Postuar më 21 Nëntor 2023, 12:42

Cilat janë sfidat për rritjen e eksporteve bujqësore? - Denaj: Fuqizim i prodhuesve për të arritur standardet e tregjeve europiane

Nga SCAN TV
Cilat janë sfidat për rritjen e eksporteve bujqësore? - Denaj:

Prodhuesit e vegjël dhe të mesëm në vend po asistohen që të rrisin cilësinë edhe standardet e produkteve të tyre, në mënyrë që të aksesojnë tregjet europiane dhe me gjerë, si dhe të shmangin refuzimet në kufi.

Forumi i parë për Cilësi dhe Standarde, ka vënë theksin tek ndihma që po jep në këtë drejtim Programi Global i Cilësisë dhe Standardeve (GQSP) i zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) dhe që financohet nga qeveria zvicerane,  tashmë i shtrirë edhe në Shqipëri dhe se si duhet përdorur më shumë inovacioni.

Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë dhe përfaqësuesja e OKB-së, theksuan domosdoshmërinë e prodhuesve shqiptarë për të qenë më konkurrues përmes rritjes së cilësisë dhe standardeve të produkteve.

Ndërsa Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj bëri me dije se ky program asiston në dy drejtimet më me potencial për eksportet shqiptare siç janë fruta-perimet dhe bimët mjekësore.

Mbi 150 pjesëmarrës që përfaqësojnë qeverinë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, politikëbërësit, ekspertët, institucionet e Infrastrukturës së Cilësisë, autoritetet e sigurisë ushqimore, konsumatorët, fermerët, prodhuesit diskutuan mbi sfidat me të cilat përballet sektori bujqësor dhe rritjen e potencialit të prodhuesve të vegjël duke promovuar cilësinë, standardet, digjitalizimin dhe inovacionin.

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 21 Nëntor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan mbetet edhe këtë mëngjes në rënie duke u blerë sot me 94.5 lekë dhe duke u shitur me 95.4 lekë ë raport me dje sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......