Shqipëria Postuar më 22 September 2026, 13:31

IA “pushton” marketingun - Hoxha: Inteligjenca artificiale po përshpejton krijimin e reklamave dhe përmbajtjes

Nga Ledina Elezi

bf658e0f-b383-4f57-8777-7eb056150cc4.jpg

Nga shëndetësia, financat dhe bankat, argëtimi dhe media, arsimi e deri te bujqësia, inteligjenca artificiale po bëhet pjesë e çdo industrie që ne njohim. As marketingu dhe shitjet nuk i kanë “shpëtuar” fuqisë së AI, teksa gjithnjë e më shumë specialistë po përdorin mjete të inteligjencës artificiale në punën e tyre të përditshme. 

Pavarësisht shqetësimeve se inteligjenca artificiale mund të kërcënojë vendet e punës së specialistëve të marketingut, përdorimi i saj pritet të vazhdojë, teksa profesionistët mësohen gradualisht me të dhe përfitojnë nga avantazhet që ajo ofron. Specialistët e marketingut kanë filluar tashmë të shfrytëzojnë mjetet e IA-së për të lehtësuar detyra të caktuara, si për shembull për të kërkuar tema, mbledhur informacion, krijuar brenda pas sekondash të përmbajtjes, tekste, foto, postera apo video. 

Intervistë me Sonja Hoxha, Eksperte Marketingu

Inteligjenca artificiale është futur në çdo hallkë të marketingut, që nga procesi kërkimor deri te procesi kreativ apo dhe shpërndarja e mesazhit tek audienca. Në gjykimin tim personal, ajo që inteligjenca artificiale po i ndryshon sot departamentit të marketingut është shkurtimi i kohës. Ne tashmë për një kohë të shkurtër mund të kemi më shumë krijimtari dhe më shumë ide marketingu. Kjo detyrimisht nuk do të thotë me patjetër content më të mirë apo cilësi më të mirë të përcjelljes së informacionit dhe mesazhit tek audiencat, por kemi content të mjaftueshëm. 

Kur deri më përpara ekipet e marketingut ishin shumë të mëdha nga proceset kërkimore deri tek zbardhja e reklamës, sot një content creator apo një ekspert marketingu mund t'i realizojë këto të gjitha në një person të vetëm, duke filluar që në qoftë se ai ka një ide, në zhvillimin e kreativës, voiceoveri dhe muzikës. Të gjitha këto janë mbledhur në një qelizë të vetme. 

Mjafton të bësh një scroll të thjeshtë në rrjetet sociale dhe arrin të kuptosh që një pjesë e mirë e content-it është e gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Dhe aty e kupton që bizneset gjithmonë e më shumë po zgjedhin që ta përdorin inteligjencën artificiale në krijimin e përmbajtjeve apo në komunikimin me audiencat dhe klientët.

Reklama po bëhet më e shpejt, por më të lirë ka diskutim, sepse më e lirë mund të jetë në procesin e krijimit të disa ideve, por në realizimin e saj, në zgjerimin dhe në shtjellimin e këtyre ideve, përsëri ka kosto të mëdha. Marketingu nuk është vetëm krijimi i një ideje, por edhe mënyra se si do të ndërveprosh me influencuesit, shtrirjet në terren apo dhe bashkëpunëtorët. 

Mendoj që IA thjesht ka ndryshuar mënyrën e punës dhe qasjen se si këta profesionistë po shkojnë drejt tregut, sepse në fund të ditës AI nuk ka as kreativitetin e as ndjeshmërinë që duhet ta ketë një profesionist kur krijon një content. Dhe mbi të gjitha biznesi duhet të dijë mesazhin që do që të përcjellë, dhe në momentin që ti e di mesazhin, ti e përdor IA si një mjet që thjesht shkurton kohën tënde të punës. 

Besoj se të gjithë e kemi kuptuar së fundmi që shumë biznese po përdorin të njëjtat AI, dhe si përfundim kemi të njëjtat mesazhe, të njëjtat hook-e dhe të njëjtat persona që shfaqen në content-et e tyre. Prandaj, siç e përmenda dhe më përpara, me rëndësi është idea që ka biznesi apo mënyra se si do të komunikojë me klientin. Për sa kohë ai e njeh shumë mirë klientin e vet, do të jetë më e lehtë që të krijojë një content që i përngjason vetëm atij. 

Për bizneset e vogla, IA është një zgjidhje shumë e mirë që të arrijë që të prodhojë një content, por për një biznes të mirëfilltë që do që të ketë një shtrirje 360 gradë të marketingut, nuk mendoj që po e ul koston ose po bëhet zëvendësues i departamenteve.

Gabimi që bëjnë bizneset në marketing kur përdorin inteligjencën artificiale është kur nuk vendosin fjalët e duhura për të krijuar një content, por thjesht i japin atij një indicje shumë bazike, dhe më pas IA krijon të njëjtin content për të gjithë bizneset apo dhe content creator-ët. 

Konsumatorët të informohen kur një reklamë është krijuar ose modifikuar nga IA. Ka disa momente që të gjithë ndihemi të dyzuar përpara një IA dhe nuk jemi të sigurtë në qoftë se kjo është diçka reale apo jo, por edhe Bashkimi Evropian ka miratuar disa ligje për të mbrojtur konsumatorin nga content-et e IA, sepse normalisht ti zhbën të vërtetën e produktit apo dhe të shërbimit nëpërmjet IA. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat