Sipërmarrja përballë financimit - Prençe: Bizneset kanë mungesë të theksuar likuiditeti

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” pritet të sjellë një tjetër mundësi financimi për bizneset shqiptare, por për eksportuesit nevoja nuk lidhet vetëm me investimet.
Sipas ProExport, interesimi i kompanive për skemën ekziston, por kredia e parashikuar nuk zgjidh të gjitha problematikat me të cilat përballen sot sipërmarrjet, veçanërisht mungesën e likuiditetit.
Në një kohë kur eksportet dhe punësimi në sektorin prodhues janë në rënie, bizneset kërkojnë që financimi të shoqërohet edhe me incentiva dhe masa të tjera mbështetëse.
“Duhet parë në ditët në vazhdim se sa burokratike dhe sa është lehtësuar, të shpresojmë të jetë e tillë. Por mos harrojmë nga ana tjetër që sot biznesi në tërësi nuk ka një mungesë vetëm të likuiditetit për të bërë investimet, por mendoj që kjo duhet të bashkëshoqërohet dhe me incentiva të tjera që janë të detyrueshme për ta bërë të mundur që biznesi në radhë të parë të mbajë veten, sepse mos harrojmë që kemi një rënie drastike të eksporteve, kemi një rënie drastike dhe të vendeve të punës. Dhe unë mendoj që në radhë të parë duhet në njëfarë mënyre të tamponohet kjo hemorragji ekonomike që po ndodh me eksportuesit dhe me sektorin tonë prodhues të veshjeve dhe këpucëve. Patjetër që kjo duhet t'i bashkangjitet për digjitalizimin dhe për programin e digjitalizimit të biznesit.”
Kreu i ProExport, Edvin Prençe, thotë se programi mund të ketë interes nga bizneset, por efektiviteti i tij do të varet nga mënyra se si do të zbatohet. Sipas tij, fakti që financimi jepet në formën e kredisë nuk adreson tërësisht vështirësitë e kompanive që sot përballen me mungesë të kapitalit qarkullues.
“Ashtu siç edhe në programet e tjera të qeverisë, për fat të keq nuk ka pasur konsultime me grupet e interesit në radhë të parë. Nga ana e dytë, ajo që ne shohim është që është bërë pothuajse identike me një program të mëparshëm që ka qenë i dedikuar vetëm për sektorin e veshjeve dhe këpucëve, e nga ana tjetër nuk pati një sukses të mirëfilltë, pra rezultati i numrit të aplikimeve patën qenë të limituara. Dhe përsëri, duke qenë në gjenezën e saj, patjetër ka një interes nga bizneset, por ajo çfarë dua të theksoj është që pa u bashkëkonsultuar me grupet e interesit, pa krijuar edhe incentiva të ndryshme mbështetëse për këtë kredi, e shoh pak të cunguar si program. Të shpresojmë mos të ndodhë, por edhe përthithja nga bizneset do jetë shumë e vështirë.”
Prençe ngre gjithashtu shqetësimin për kriteret e përfitimit, duke argumentuar se një pjesë e bizneseve, të ngarkuara me detyrime tatimore dhe doganore, mund ta kenë të vështirë të përfshihen në program. Ai kërkon që përpara zbatimit të merren parasysh problematikat e programeve të mëparshme dhe që skema të shoqërohet me incentiva të tjera për biznesin.
Pronat, si zgjidhen mbivendosjet? - Rastet kur ASHP-ja refuzon regjistrimin e pasurive
Pronat që kanë mbivendosje do të marrin zgjidhje përmes ligjeve që pritet të miratohen së shpejti. Në projektligjin për “Agjencinë Shtetërore të Pronës” të......
Gratë mbeten pakicë në prodhim/ Femrat drejtojnë kryesisht në biznese të vogla dhe shërbime
Gratë vijojnë të kenë një peshë dukshëm më të ulët se burrat në pronësinë dhe drejtimin e bizneseve në Shqipëri, ndërsa diferencat bëhen edhe më të theksuara......
Uji, rritet performanca financiare - ERRU: Mbulimi i kostove të operimit arriti në 116.8%, problem uji pa të ardhura
Sektori i ujësjellës – kanalizime përmirësoi performancën financiare dhe të disa treguesve operacionalë gjatë vitit 2025, ndërsa reduktimi i ujit pa të......
Mali i zi heq dorë nga nafta? - Elektricitet, hidrogjen e 550 karikues në planin e ri
Mali i Zi po përgatit një transformim të gjerë të transportit, që nuk kufizohet vetëm te makinat elektrike. Energjia elektrike, hidrogjeni dhe karburantet......
Ndryshojnë rregullat online/ Më shumë të drejta dhe transparencë për bizneset shqiptare
Bizneset shqiptare që shesin përmes platformave online pritet të kenë më shumë të drejta dhe transparencë në marrëdhëniet me platformat digjitale.......
Shitjet online marrin hov/ Disa sektorë shënojnë rritje të fortë. Teknologjia dhe turizmi mbeten në krye
Shitjet përmes internetit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për bizneset shqiptare, duke ndryshuar mënyrën se si ndërmarrjet shesin produktet dhe ofrojnë......
Italia, legalizim emigrantëve? - 6 muaj në Itali dhe një kontratë pune, çfarë propozohet
Italia mund të ndryshojë mënyrën se si trajton emigrantët që jetojnë dhe punojnë në vend pa dokumente të rregullta. Në vend të proceseve të emërtuara......
Rikthehet rritja në tregun valutor – Forcohen monedha kryesore
Dollari amerikan pas rënies së një ditë më parë ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm pasi është blerë me 79.3 lekë dhe është shitur......

