Analiza Postuar më 22 September 2026, 11:17

Shitjet online marrin hov/ Disa sektorë shënojnë rritje të fortë. Teknologjia dhe turizmi mbeten në krye

Nga Scan TV

Online-Shopping.-1.png

Shitjet përmes internetit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për bizneset shqiptare, duke ndryshuar mënyrën se si ndërmarrjet shesin produktet dhe ofrojnë shërbimet e tyre. Të dhënat e INSTAT për ndërmarrjet me 10 ose më shumë të punësuar tregojnë se në vitin 2026, 31.3% e tyre kanë realizuar shitje përmes internetit, nga 28.1% që ishte kjo përqindje një vit më parë.

Sektorët e teknologjisë dhe informacionit vijojnë të kenë ndër nivelet më të larta të shitjeve online. Në telekomunikacion, programim kompjuterik dhe shërbime informacioni, përqindja e ndërmarrjeve që shesin përmes internetit u rrit nga 50.1% në 2025 në 53.8% në 2026.

Por një tjetër sektor po afrohet me ritme të shpejta është akomodimi dhe shërbimi ushqimor. Këtu shitjet online u rritën nga 48.4% në 52.7%.Edhe tregtia me shumicë dhe pakicë, një nga aktivitetet ku shitjet online kanë tashmë një prani të konsiderueshme, shënoi rritje, nga 40% në 41.8%.

Në transport dhe magazinim, pjesa e ndërmarrjeve që kryejnë shitje online u rrit nga 31.6% në 36%, ndërsa në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike nga 45.3% në 48.6%.Një tjetër rritje e dukshme është regjistruar në aktivitetet administrative dhe shërbimet mbështetëse, ku shitjet online u rritën nga 30.1% në 36.5%.

Por ndryshimi më i fortë në përqindje është regjistruar te aktivitetet e tjera të shërbimit. Nga vetëm 15.5% e ndërmarrjeve që shisnin online në vitin 2025, treguesi arriti në 44.4% në vitin 2026. Kalimi drejt shitjeve online nuk kufizohet vetëm te shërbimet dhe teknologjia. Edhe sektorë më tradicionalë kanë zgjeruar përdorimin e kanaleve digjitale.Në ndërtim, shitjet online u rritën nga 8.9% në 13.4%, ndërsa në industrinë përpunuese nga 7.3% në 8.1%.Në pasuritë e paluajtshme, rritja është edhe më e dukshm ku nga 15.1% në 26.2% të ndërmarrjeve që realizojnë shitje përmes internetit.Ndërkohë, në aktivitetet e furnizimit me energji, ujë dhe menaxhimit të mbetjeve, treguesi u rrit më lehtë, nga 14.7% në 15.3%.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat