Ndryshojnë rregullat online/ Më shumë të drejta dhe transparencë për bizneset shqiptare

Bizneset shqiptare që shesin përmes platformave online pritet të kenë më shumë të drejta dhe transparencë në marrëdhëniet me platformat digjitale. Projektligji i ri për tregjet digjitale synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të vendosë rregulla të qarta për marrëdhëniet mes platformave online dhe përdoruesve të biznesit.
Një nga ndryshimet kryesore është detyrimi që kushtet e përgjithshme të platformave të jenë të qarta, të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme. Platformat do të duhet gjithashtu të përcaktojnë arsyet për kufizimin, pezullimin apo ndërprerjen e shërbimit ndaj një biznesi.
Një tjetër risi lidhet me ndryshimin e kushteve të kontratës. Në rast se platforma ndryshon rregullat, biznesi duhet të njoftohet përmes një mjeti të qëndrueshëm të paktën 15 ditë përpara. Në këto raste, përdoruesi i biznesit do të ketë edhe të drejtën për të zgjidhur kontratën, ndërsa ndryshimet e bëra në kundërshtim me këto rregulla parashikohen të jenë të pavlefshme.
Projektligji prek edhe një prej pikave më të ndjeshme të platformave digjitale, mbylljen ose pezullimin e llogarive. Platformat do të duhet të japin arsyet për kufizimin ose pezullimin e shërbimit, ndërsa për ndërprerjen parashikohet një njoftim 30 ditë përpara, me disa përjashtime të përcaktuara në ligj.
Risi është edhe kërkesa për më shumë transparencë mbi renditjen e produkteve dhe shërbimeve në platformat online dhe motorët e kërkimit. Projektligji parashikon informim mbi parametrat kryesorë që ndikojnë në renditje, si dhe mbi efektin që mund të ketë shpërblimi në pozicionimin e një produkti apo shërbimi.
Po ashtu, parashikohen rregulla për rastet kur platforma trajton ndryshe produktet ose shërbimet e veta krahasuar me ato të bizneseve që përdorin platformën.
Një nga ndryshimet konkrete është krijimi i një sistemi të brendshëm dhe pa pagesë për trajtimin e ankesave. Bizneset do të mund të kundërshtojnë vendimet e platformave dhe të kërkojnë trajtimin e çështjes përmes këtij mekanizmi. Mikrondërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla përjashtohen nga detyrimi për këtë sistem.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është përcaktimi i Autoritetit të Konkurrencës si autoritet përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e kuadrit për tregjet digjitale, ndërsa nga data e anëtarësimit në BE ai do të ketë edhe funksionet e parashikuara në Aktin Evropian për Tregjet Digjitale.
Autoriteti do të ketë gjithashtu rol në bashkëpunimin me Komisionin Europian. Pas anëtarësimit, parashikohet që ai të asistojë në shkëmbimin e informacionit, intervista, inspektime dhe hetime të tregut, sipas mekanizmave të Aktit për Tregjet Digjitale.
Projektligji parashikon një periudhë përshtatjeje për platformat. Krerët që lidhen me kushtet e përgjithshme, transparencën dhe ankesat do të fillojnë të zbatohen 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit.
Shitjet online marrin hov/ Disa sektorë shënojnë rritje të fortë. Teknologjia dhe turizmi mbeten në krye
Shitjet përmes internetit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për bizneset shqiptare, duke ndryshuar mënyrën se si ndërmarrjet shesin produktet dhe ofrojnë......
Italia, legalizim emigrantëve? - 6 muaj në Itali dhe një kontratë pune, çfarë propozohet
Italia mund të ndryshojë mënyrën se si trajton emigrantët që jetojnë dhe punojnë në vend pa dokumente të rregullta. Në vend të proceseve të emërtuara......
Rikthehet rritja në tregun valutor – Forcohen monedha kryesore
Dollari amerikan pas rënies së një ditë më parë ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm pasi është blerë me 79.3 lekë dhe është shitur......
IA rritet, media sociale dominon/ Gati 9 në 10 biznese përdorin rrjetet sociale, por vetëm 1 në 8 përdor IA
Mediat sociale po bëhen “vitrina” e zakonshme e bizneseve shqiptare, ndërsa inteligjenca artificiale po hyn më ngadalë, por me ritëm dukshëm më të shpejtë. Të......
Tapi falas dhe për tokat - ASHK nis procesin në 59 fshatra në të gjithë Shqipërinë
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka avancuar procesin e kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi në fshatrat e Shqipërisë. Procesi ka nisur......
Ulet çmimi i karburanteve - Bordi i Transparencës vendos tavanet e reja
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë dhe Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe Gazit ka zhvilluar këtë të......
Shqipëria, tregu kryesor i Puglias - 83.5 mln euro ushqime, verë dhe pije vetëm gjatë vitit 2025
Afërsia përtej Adriatikut po e kthen Shqipërinë në një nga tregjet më të rëndësishme për industrinë ushqimore të Puglias. Vetëm gjatë vitit 2025, rajoni......
FMN: Rreziqet po shtohen - Inflacioni, borxhet dhe investimet në IA po shqetësojnë ekonominë globale
Ekonomia globale po tregohet më rezistente nga sa pritej, por rreziqet për një ngadalësim të mëtejshëm mbeten të larta. Paralajmërimi vjen nga drejtoresha e......

