Tapi falas dhe për tokat - ASHK nis procesin në 59 fshatra në të gjithë Shqipërinë

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka avancuar procesin e kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi në fshatrat e Shqipërisë.
Procesi ka nisur fillimisht me zonën kadastrale 2832 në Orikum dhe ka hyrë në fazën e verifikimeve dhe matjeve në terren. Më pas ka vijuar edhe me Bashkinë Shijak për rreth 522 hektarë tokë bujqësore, të ndarë në afërsisht 1,300 parcela , duke u hapur rrugë përdoruesve të saj për përfitimin e dokumentit të pronësisë, në përputhje me kriteret ligjore.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën me dije se procesi po shtrihet gradualisht në të gjithë vendin.
Konkretisht, ASHK po vijon paralelisht punën në 59 fshatra në të gjithë vendin , në qarqe si Durrës, Vlorë, Has, Tropojë, Kukës, Dibër, Korçë, Lezhë, Berat, Shkodër, Elbasan, Fier dhe të tjera.
Deri më tani, përmes vendimeve të miratuara, janë kaluar në pronësi rreth 107 hektarë tokë, ndërsa kërkesat që janë aktualisht në proces pune përfshijnë rreth 300 hektarë të tjera.
Gjatë kësaj periudhe, banorët do të kenë mundësi të verifikojnë emrin, parcelën dhe të dhënat e paraqitura, si dhe të paraqesin pretendimet apo vërejtjet, nëse kanë.
Pas përfundimit të afishimit dhe trajtimit të pretendimeve, dokumentacioni do t’i përcillet Këshillit Bashkiak për miratim , në vijim të procedurave të përcaktuara nga kuadri ligjor.
Bashkëpunimi me banorët konsiderohet si pjesë e rëndësishme e procesit, i cili përfshin verifikime dhe matje në terren, administrimin e dokumentacionit dhe bashkëpunimin me njësitë e qeverisjes vendore. Për këtë arsye, ASHK u bën thirrje banorëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të jenë të pranishëm gjatë verifikimit të pasurive të tyre .
Po ashtu, gjatë periudhës së afishimit publik, banorët ftohen të kontrollojnë me kujdes emrin, parcelën dhe të dhënat e tjera të publikuara , në mënyrë që çdo pasaktësi eventuale të konstatohet dhe të trajtohet në kohë.
Procesi synon përfundimin e procedurave për kalimin e tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi dhe pajisjen me dokumentacion pronësie të familjeve që e kanë përdorur këtë tokë ndër vite, kur plotësojnë kriteret e përcaktuara nga legjislacioni.
Ulet çmimi i karburanteve - Bordi i Transparencës vendos tavanet e reja
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë dhe Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe Gazit ka zhvilluar këtë të......
Shqipëria, tregu kryesor i Puglias - 83.5 mln euro ushqime, verë dhe pije vetëm gjatë vitit 2025
Afërsia përtej Adriatikut po e kthen Shqipërinë në një nga tregjet më të rëndësishme për industrinë ushqimore të Puglias. Vetëm gjatë vitit 2025, rajoni......
FMN: Rreziqet po shtohen - Inflacioni, borxhet dhe investimet në IA po shqetësojnë ekonominë globale
Ekonomia globale po tregohet më rezistente nga sa pritej, por rreziqet për një ngadalësim të mëtejshëm mbeten të larta. Paralajmërimi vjen nga drejtoresha e......
Zgjerohen remitancat në Kosovë - Diaspora dërgoi afro 700 milionë euro në vetëm gjashtë muaj
Diaspora vazhdon të jetë një prej shtyllave të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës. Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, mërgimtarët kanë dërguar......
Shqipëria nënshkruan në NASA - Marrëveshjet Artemis, ministri Hoxha: Një ditë krenarie për vendin
Shqipëria ka hedhur një hap të ri në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për eksplorimin e hapësirës. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha,......
Automjetet ngelin në kontroll - DPSHTRR: 290 mijë testime në 8 muaj
Rreth 290 mijë mjete janë testuar për kontroll teknik gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e......
Gjermania rrit parashikimin - Ekonomia pritet të zgjerohet 1.2% këtë vit, por rimëkëmbja mbetet e brishtë
Instituti Ekonomik Gjerman ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2026, nga 0.4% në 1.2%, sipas parashikimit të tij të......
Bursa greke hyn në elitë - Tregu kalon në grupin e vendeve të zhvilluara pas krizës së borxhit
Bursa greke është riklasifikuar nga treg në zhvillim në treg të zhvilluar, në një tjetër sinjal të përmirësimit të ekonomisë dhe financave publike të......

