Shqipëria nënshkruan në NASA - Marrëveshjet Artemis, ministri Hoxha: Një ditë krenarie për vendin

Shqipëria ka hedhur një hap të ri në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për eksplorimin e hapësirës. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nënshkroi në selinë qendrore të NASA-s në Uashington Marrëveshjet Artemis, duke e bërë Shqipërinë pjesë të komunitetit ndërkombëtar të vendeve që angazhohen për eksplorimin paqësor, transparent dhe të përgjegjshëm të hapësirës.
Ceremonia u zhvillua në prani të Zëvendësadministratorit të NASA-s, Matt Anderson, dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Hapësirën dhe Mjedisin, Connor Tomlinson. Përmes këtij angazhimi, Shqipëria bashkohet me vendet që kanë marrë përsipër të mbështesin parimet e përbashkëta për eksplorimin dhe përdorimin paqësor të hapësirës, në kuadër të Marrëveshjeve Artemis.
Ministri Hoxha e cilësoi nënshkrimin si një “ditë krenarie për Shqipërinë”, duke vënë theksin te mundësitë që ky bashkëpunim mund të krijojë në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.
“Për Shqipërinë, ky moment është më shumë se një nënshkrim. Është një shprehje besimi te shkenca, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”, deklaroi Hoxha.
Sipas ministrit, përfshirja në këtë nismë ndërkombëtare mund të krijojë mundësi të reja për brezin e ri dhe ta lidhë Shqipërinë më ngushtë me teknologjitë, njohuritë dhe partneritetet që po formësojnë të ardhmen.
Hoxha e konsideroi gjithashtu këtë zhvillim si një dimension të ri në partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Ky hap i shton gjithashtu një dimension të ri dhe të rëndësishëm partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke pasqyruar angazhimin tonë të përbashkët për inovacionin, progresin dhe bashkëpunimin në kufij të rinj”, u shpreh ai.
Në mesazhin e tij nga Uashingtoni, ministri Hoxha theksoi se Shqipëria synon të kontribuojë në këtë komunitet ndërkombëtar dhe të shfrytëzojë mundësitë e reja që sjell bashkëpunimi në fushën e eksplorimit hapësinor.
Automjetet ngelin në kontroll - DPSHTRR: 290 mijë testime në 8 muaj
Rreth 290 mijë mjete janë testuar për kontroll teknik gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e......
Gjermania rrit parashikimin - Ekonomia pritet të zgjerohet 1.2% këtë vit, por rimëkëmbja mbetet e brishtë
Instituti Ekonomik Gjerman ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2026, nga 0.4% në 1.2%, sipas parashikimit të tij të......
Bursa greke hyn në elitë - Tregu kalon në grupin e vendeve të zhvilluara pas krizës së borxhit
Bursa greke është riklasifikuar nga treg në zhvillim në treg të zhvilluar, në një tjetër sinjal të përmirësimit të ekonomisë dhe financave publike të......
Gjermania, “sitë” emigrantëve - Kontroll strehimit, asistencës dhe kantiereve të punës
Gjermania po përgatitet të shtrëngojë kontrollet ndaj punës së padeklaruar, punësimeve fiktive dhe shfrytëzimit të punëtorëve të huaj. Një plan i ri me dhjetë......
BQE hyn në epokën digjitale - Sistemi i ri mundëson pagesa të sigurta për asetet e tokenizuara
Banka Qendrore Europiane ka lançuar “Pontes”, një sistem të ri që u mundëson bankave të shlyejnë transaksionet me asete të tokenizuara përmes parasë së bankës......
Kryeministri Rama në Michigan: Regjistri Kombëtar i Diasporës, çdo shqiptar gjen shtetin me një klik
Kryeministri Edi Rama pati një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, në nisje të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, përpara pjesëmarrjes në punimet e......
AMD i bashkohet klubit 1 trilion dollarë, prodhuesit e çipave shohin rritje kërkese nga AI
Gjigandi prodhues i cipeve AMD kaloi për herë të parë mbi 1 trilion dollarë kapitalizim tregu të hënën, duke iu bashkuar një grupi të vogël prodhuesish çipash......
Banka e Greqisë: Përkeqësohet deficiti i llogarisë rrjedhëse pavarësisht rritjes në turizëm
Bilanci i Llogarisë Rrjedhëse të Greqisë u përkeqësua në periudhën shtatëmujore nga janari deri në korrik 2026, pasi deficiti u zgjerua me afërsisht 1.5......

