BQE hyn në epokën digjitale - Sistemi i ri mundëson pagesa të sigurta për asetet e tokenizuara

Banka Qendrore Europiane ka lançuar “Pontes”, një sistem të ri që u mundëson bankave të shlyejnë transaksionet me asete të tokenizuara përmes parasë së bankës qendrore.
Sistemi synon të lidhë tregjet tradicionale financiare me teknologjinë blockchain, duke mundësuar shlyerjen e aksioneve, obligacioneve dhe instrumenteve të tjera të regjistruara si tokenë digjitalë, direkt në rezervat e bankës qendrore.
Trembëdhjetë institucione financiare janë tashmë të regjistruara për përdorimin e sistemit, mes tyre banka të mëdha europiane, Banka Europiane e Investimeve dhe operatorë të infrastrukturës financiare.
Vetë Banka Qendrore Europiane planifikon gjithashtu të investojë një pjesë të vogël të fondeve të saj në letra me vlerë të tokenizuara. Fokusi fillestar do të jetë te borxhi i emetuar nga qeveritë e vendeve të eurozonës dhe institucione të tjera europiane.
“Pontes” do të funksionojë fillimisht brenda orarit ekzistues të tregjeve financiare, ndërsa zgjerimi i orareve dhe funksioneve pritet të përfundojë deri në vitin 2028.
Sistemi nuk është i destinuar për pagesat e përditshme të qytetarëve. Për këtë qëllim po zhvillohet euroja digjitale, e cila mund të hyjë në përdorim për herë të parë në vitin 2029, nëse miratohen hapat e nevojshëm ligjorë.
Kryeministri Rama në Michigan: Regjistri Kombëtar i Diasporës, çdo shqiptar gjen shtetin me një klik
Kryeministri Edi Rama pati një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, në nisje të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, përpara pjesëmarrjes në punimet e......
AMD i bashkohet klubit 1 trilion dollarë, prodhuesit e çipave shohin rritje kërkese nga AI
Gjigandi prodhues i cipeve AMD kaloi për herë të parë mbi 1 trilion dollarë kapitalizim tregu të hënën, duke iu bashkuar një grupi të vogël prodhuesish çipash......
Banka e Greqisë: Përkeqësohet deficiti i llogarisë rrjedhëse pavarësisht rritjes në turizëm
Bilanci i Llogarisë Rrjedhëse të Greqisë u përkeqësua në periudhën shtatëmujore nga janari deri në korrik 2026, pasi deficiti u zgjerua me afërsisht 1.5......
Venecia po shqyrton rritjen e tarifës së hyrjes për turistët në 34 dollarë
Venecia po shqyrton mundësinë e rritjes së tarifës së hyrjes për turistët, duke e aplikuar atë për një periudhë më të gjatë të vitit dhe duke e rritur kuotën......
Vendet e BE-së lëshuan numër rekord, 3.9 milionë leje qëndrimi në vitin 2025
Vendet e BE-së lëshuan një numër rekord lejesh qëndrimi në vitin 2025, 10% më shumë se një vit më parë, të nxitura kryesisht nga punësimi dhe ribashkimi......
Projektligj për ndryshimin e Kodit Doganor, unifikohen procedurat me doganat e BE, lehtësohet tregtia
Shqipëria do të përfarojë plotësisht Kodin Doganor Shqiptar me Kodin Doganor të BE-së duke përmirësuar dhe qartësuar zbatimin e procedurave të parashikuara në......
Regjistrim fillestar i pronave në 15 bashki, shpallet tenderi me 5 lote, përcaktohen njësitë e përfshira
Së shpejti pritet të nisë regjistrimi fillestar i zonave kadastrale në 15 bashki të Shqipërisë. Agjencia e Prokurimit Publik ka shpallur tenderin me fond......
Ujësjellës i ri në Mamurras - Karakaçi: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale
Në Mamurras ka përfunduar faza e parë e investimit për ndërtimin e ujësjellësit të ri. Ky investim ka mundësuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për......

