Gjermania rrit parashikimin - Ekonomia pritet të zgjerohet 1.2% këtë vit, por rimëkëmbja mbetet e brishtë

Instituti Ekonomik Gjerman ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2026, nga 0.4% në 1.2%, sipas parashikimit të tij të vjeshtës.
Rishikimi vjen pas një performance më të fortë nga sa pritej gjatë gjysmës së parë të vitit, e ndihmuar nga rimëkëmbja e eksporteve dhe rritja e shpenzimeve qeveritare.
Megjithatë, instituti paralajmëron se ritmi i rritjes pritet të dobësohet gjatë pjesës së dytë të vitit. Një pjesë e rikuperimit të eksporteve është nxitur nga rimbushja e rezervave nga kompanitë, çka mund të jetë një efekt i përkohshëm.
Rreziqe të tjera lidhen me përfundimin e disa stimujve për eksportet, çmimet e larta të energjisë që mund të frenojnë konsumin dhe krizën e vazhdueshme në sektorin e ndërtimit.
Për vitin 2027, instituti parashikon që rritja ekonomike e Gjermanisë të jetë nën 1%. Ndër rreziqet kryesore përmenden lufta Rusi-Ukrainë, pasiguria në Lindjen e Mesme, tensionet tregtare ndërkombëtare dhe nivelet e ulëta të ujit në disa prej lumenjve kryesorë të Evropës.
Sipas institutit, rritja e fortë e gjysmës së parë ka ndihmuar shifrën vjetore, por ende nuk është tregues i një rimëkëmbjeje të qëndrueshme. Përcaktuese do të jetë nëse investimet private dhe konsumi i familjeve do të arrijnë të mbështesin këtë ritëm edhe në periudhën në vijim.
Bursa greke hyn në elitë - Tregu kalon në grupin e vendeve të zhvilluara pas krizës së borxhit
Bursa greke është riklasifikuar nga treg në zhvillim në treg të zhvilluar, në një tjetër sinjal të përmirësimit të ekonomisë dhe financave publike të......
Gjermania, “sitë” emigrantëve - Kontroll strehimit, asistencës dhe kantiereve të punës
Gjermania po përgatitet të shtrëngojë kontrollet ndaj punës së padeklaruar, punësimeve fiktive dhe shfrytëzimit të punëtorëve të huaj. Një plan i ri me dhjetë......
BQE hyn në epokën digjitale - Sistemi i ri mundëson pagesa të sigurta për asetet e tokenizuara
Banka Qendrore Europiane ka lançuar “Pontes”, një sistem të ri që u mundëson bankave të shlyejnë transaksionet me asete të tokenizuara përmes parasë së bankës......
Kryeministri Rama në Michigan: Regjistri Kombëtar i Diasporës, çdo shqiptar gjen shtetin me një klik
Kryeministri Edi Rama pati një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, në nisje të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, përpara pjesëmarrjes në punimet e......
AMD i bashkohet klubit 1 trilion dollarë, prodhuesit e çipave shohin rritje kërkese nga AI
Gjigandi prodhues i cipeve AMD kaloi për herë të parë mbi 1 trilion dollarë kapitalizim tregu të hënën, duke iu bashkuar një grupi të vogël prodhuesish çipash......
Banka e Greqisë: Përkeqësohet deficiti i llogarisë rrjedhëse pavarësisht rritjes në turizëm
Bilanci i Llogarisë Rrjedhëse të Greqisë u përkeqësua në periudhën shtatëmujore nga janari deri në korrik 2026, pasi deficiti u zgjerua me afërsisht 1.5......
Venecia po shqyrton rritjen e tarifës së hyrjes për turistët në 34 dollarë
Venecia po shqyrton mundësinë e rritjes së tarifës së hyrjes për turistët, duke e aplikuar atë për një periudhë më të gjatë të vitit dhe duke e rritur kuotën......
Vendet e BE-së lëshuan numër rekord, 3.9 milionë leje qëndrimi në vitin 2025
Vendet e BE-së lëshuan një numër rekord lejesh qëndrimi në vitin 2025, 10% më shumë se një vit më parë, të nxitura kryesisht nga punësimi dhe ribashkimi......

