Bursa greke hyn në elitë - Tregu kalon në grupin e vendeve të zhvilluara pas krizës së borxhit

Bursa greke është riklasifikuar nga treg në zhvillim në treg të zhvilluar, në një tjetër sinjal të përmirësimit të ekonomisë dhe financave publike të vendit.
Vendimi i FTSE Russell hyri në fuqi këtë javë dhe përfshin 62 kompani greke në indekset e tregjeve të zhvilluara. Një ndryshim i ngjashëm u bë edhe nga STOXX, duke i hapur rrugë nëntë kompanive greke drejt indeksit pan-evropian STOXX Europe 600.
Riklasifikimi pritet të zgjerojë bazën e investitorëve ndërkombëtarë që mund të investojnë në aksionet greke, përfshirë fondet që ndjekin indekset e tregjeve të zhvilluara.
Ndryshimi shkaktoi një volum rekord tregtimi në bursën e Athinës. Vetëm në ankandin e mbylljes së së premtes, vlera e aksioneve të tregtuara arriti në 4.26 miliardë euro, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej rreth 3.03 miliardë eurosh, të vendosur në vitin 2008.
Në të njëjtën kohë, dy agjenci të tjera të vlerësimit financiar kanë dhënë sinjale pozitive për Greqinë. Moody’s e ndryshoi perspektivën e vendit në “pozitive”, ndërsa Scope Ratings e rriti vlerësimin e borxhit grek.
Agjencitë kanë vlerësuar uljen e borxhit publik, suficitet buxhetore, përmirësimin e mbledhjes së taksave dhe reformat ekonomike. Zhvillimet shënojnë një tjetër hap të Greqisë drejt konsolidimit financiar, pas viteve të krizës së rëndë të borxhit.
Gjermania, “sitë” emigrantëve - Kontroll strehimit, asistencës dhe kantiereve të punës
Gjermania po përgatitet të shtrëngojë kontrollet ndaj punës së padeklaruar, punësimeve fiktive dhe shfrytëzimit të punëtorëve të huaj. Një plan i ri me dhjetë......
BQE hyn në epokën digjitale - Sistemi i ri mundëson pagesa të sigurta për asetet e tokenizuara
Banka Qendrore Europiane ka lançuar “Pontes”, një sistem të ri që u mundëson bankave të shlyejnë transaksionet me asete të tokenizuara përmes parasë së bankës......
Kryeministri Rama në Michigan: Regjistri Kombëtar i Diasporës, çdo shqiptar gjen shtetin me një klik
Kryeministri Edi Rama pati një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, në nisje të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, përpara pjesëmarrjes në punimet e......
AMD i bashkohet klubit 1 trilion dollarë, prodhuesit e çipave shohin rritje kërkese nga AI
Gjigandi prodhues i cipeve AMD kaloi për herë të parë mbi 1 trilion dollarë kapitalizim tregu të hënën, duke iu bashkuar një grupi të vogël prodhuesish çipash......
Banka e Greqisë: Përkeqësohet deficiti i llogarisë rrjedhëse pavarësisht rritjes në turizëm
Bilanci i Llogarisë Rrjedhëse të Greqisë u përkeqësua në periudhën shtatëmujore nga janari deri në korrik 2026, pasi deficiti u zgjerua me afërsisht 1.5......
Venecia po shqyrton rritjen e tarifës së hyrjes për turistët në 34 dollarë
Venecia po shqyrton mundësinë e rritjes së tarifës së hyrjes për turistët, duke e aplikuar atë për një periudhë më të gjatë të vitit dhe duke e rritur kuotën......
Vendet e BE-së lëshuan numër rekord, 3.9 milionë leje qëndrimi në vitin 2025
Vendet e BE-së lëshuan një numër rekord lejesh qëndrimi në vitin 2025, 10% më shumë se një vit më parë, të nxitura kryesisht nga punësimi dhe ribashkimi......
Projektligj për ndryshimin e Kodit Doganor, unifikohen procedurat me doganat e BE, lehtësohet tregtia
Shqipëria do të përfarojë plotësisht Kodin Doganor Shqiptar me Kodin Doganor të BE-së duke përmirësuar dhe qartësuar zbatimin e procedurave të parashikuara në......

