Automjetet ngelin në kontroll - DPSHTRR: 290 mijë testime në 8 muaj

Rreth 290 mijë mjete janë testuar për kontroll teknik gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të testimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në 13 Drejtori Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor janë kryer gjithsej 289 mijë e 988 kontrolle teknike, ose rreth 40% më shumë se në periudhën janar-gusht 2025.
Numrin më të lartë të testimeve e ka Tirana, me 103 mijë e 884 mjete, që përbëjnë rreth 35.8% të totalit.
Pjesën më të madhe të mjeteve të kontrolluara e zënë autoveturat, me 255 mijë e 996 mjete, ose 88.3% e totalit. Pas tyre renditen kamionët me 5%, motomjetet me 4.7%, autobusët me 1.3% dhe rimorkiot me 0.4%.
Ndërkohë, janë evidentuar edhe një numër i konsiderueshëm mjetesh që nuk kanë kaluar testimin.
Sipas të dhënave zyrtare, 69 mijë e 647 mjete, ose rreth 24% e totalit të testimeve, janë klasifikuar të ngelura apo të refuzuara.
Problemet më të shpeshta janë konstatuar në sistemin e shkarkimit të gazrave, që përbën 34.3% të rasteve. Pas tyre vijnë mangësitë vizuale dhe funksionale me 31.2%, problemet në sistemin e drejtimit, përcjelljes së fuqisë në akse dhe amortizimit me 20%, ndërsa 14.5% lidhen me sistemin e frenimit.
Nga ana tjetër, gjatë periudhës janar-gusht janë çregjistruar 6.621 mjete, me moshë mesatare prej 22 vitesh, ndërsa numri i mjeteve të larguara përfundimisht nga qarkullimi është rritur me 24.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Gjermania rrit parashikimin - Ekonomia pritet të zgjerohet 1.2% këtë vit, por rimëkëmbja mbetet e brishtë
Instituti Ekonomik Gjerman ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2026, nga 0.4% në 1.2%, sipas parashikimit të tij të......
Bursa greke hyn në elitë - Tregu kalon në grupin e vendeve të zhvilluara pas krizës së borxhit
Bursa greke është riklasifikuar nga treg në zhvillim në treg të zhvilluar, në një tjetër sinjal të përmirësimit të ekonomisë dhe financave publike të......
Gjermania, “sitë” emigrantëve - Kontroll strehimit, asistencës dhe kantiereve të punës
Gjermania po përgatitet të shtrëngojë kontrollet ndaj punës së padeklaruar, punësimeve fiktive dhe shfrytëzimit të punëtorëve të huaj. Një plan i ri me dhjetë......
BQE hyn në epokën digjitale - Sistemi i ri mundëson pagesa të sigurta për asetet e tokenizuara
Banka Qendrore Europiane ka lançuar “Pontes”, një sistem të ri që u mundëson bankave të shlyejnë transaksionet me asete të tokenizuara përmes parasë së bankës......
Kryeministri Rama në Michigan: Regjistri Kombëtar i Diasporës, çdo shqiptar gjen shtetin me një klik
Kryeministri Edi Rama pati një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, në nisje të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, përpara pjesëmarrjes në punimet e......
AMD i bashkohet klubit 1 trilion dollarë, prodhuesit e çipave shohin rritje kërkese nga AI
Gjigandi prodhues i cipeve AMD kaloi për herë të parë mbi 1 trilion dollarë kapitalizim tregu të hënën, duke iu bashkuar një grupi të vogël prodhuesish çipash......
Banka e Greqisë: Përkeqësohet deficiti i llogarisë rrjedhëse pavarësisht rritjes në turizëm
Bilanci i Llogarisë Rrjedhëse të Greqisë u përkeqësua në periudhën shtatëmujore nga janari deri në korrik 2026, pasi deficiti u zgjerua me afërsisht 1.5......
Venecia po shqyrton rritjen e tarifës së hyrjes për turistët në 34 dollarë
Venecia po shqyrton mundësinë e rritjes së tarifës së hyrjes për turistët, duke e aplikuar atë për një periudhë më të gjatë të vitit dhe duke e rritur kuotën......

