Mali i zi heq dorë nga nafta? - Elektricitet, hidrogjen e 550 karikues në planin e ri

Mali i Zi po përgatit një transformim të gjerë të transportit, që nuk kufizohet vetëm te makinat elektrike. Energjia elektrike, hidrogjeni dhe karburantet alternative do të përfshihen gradualisht në transportin rrugor, atë të mallrave, portet dhe aeroportet, përmes Kuadrit të parë Kombëtar për Infrastrukturën e Karburanteve Alternative.
Dokumenti, i hartuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, synon të përafrojë infrastrukturën malazeze me standardet e BE-së dhe të lidhë rrjetin kombëtar të transportit me korridoret europiane.
Pjesa më e madhe e transformimit pritet të vijë nga elektrifikimi i transportit rrugor. Objektivi strategjik është që deri në vitin 2030 Mali i Zi të arrijë të paktën 35 mijë automjete elektrike, ndërsa parashikohet mbështetje për rreth 500 pika karikimi të ngadaltë dhe 50 të shpejtë.
Por infrastruktura aktuale është ende larg këtij objektivi. Vendi numëron vetëm 94 pika publike karikimi, shumica me fuqi deri në 22 kilovat, ndërsa nuk rezulton asnjë pikë publike ultra e shpejtë prej të paktën 150 kilovatësh.
Një vëmendje e veçantë do t'u kushtohet korridoreve europiane TEN-T. Për automjetet e lehta, drafti përllogarit nevojën për rreth 14 qendra karikimi përgjatë afro 800 kilometrave të rrjetit të analizuar, duke synuar që në korridoret kryesore distanca ndërmjet pikave të karikimit të mos kalojë rreth 60 kilometra.
Elektrifikimi do të shtrihet edhe te transporti i mallrave. Aktualisht Mali i Zi nuk ka pika të dedikuara për kamionët elektrikë, ndërsa për përafrimin me standardet europiane llogaritet nevoja për 11 qendra karikimi me fuqi të lartë përgjatë rrjetit TEN-T, me kapacitet të kombinuar rreth 27 megavat.
Një tjetër pjesë e planit është hidrogjeni. Mali i Zi aktualisht nuk ka stacione furnizimi me hidrogjen, ndaj fillimisht parashikohet krijimi i bazës ligjore dhe zhvillimi i projekteve pilot, për t'i hapur më pas rrugë infrastrukturës së furnizimit përgjatë korridoreve prioritare.
Tranzicioni nuk ndalet te rrugët. Porti i Barit përfshihet në planet për zhvillimin e infrastrukturës së karburanteve alternative dhe furnizimit të anijeve me energji elektrike nga toka gjatë ankorimit. Drafti analizon gjithashtu infrastrukturën për LNG, e cila aktualisht mungon në port.
Ndryshime parashikohen edhe për aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit, ku synohet zgjerimi i përdorimit të energjisë elektrike për avionët dhe pajisjet gjatë qëndrimit në tokë.
Në total, drafti identifikon 22 masa, nga të cilat 17 lidhen me transportin rrugor, tre me transportin detar dhe dy me aviacionin. Mes tyre përfshihen investimet në karikuesit përgjatë korridoreve europiane, infrastruktura për kamionët, karikimi i shpejtë në qytete, hidrogjeni dhe lehtësimi i procedurave për investitorët.
Me këtë plan, Mali i Zi synon që kalimi nga benzina dhe nafta drejt energjisë elektrike dhe karburanteve alternative të mos mbetet vetëm te automjetet private, por të shtrihet në të gjithë sistemin e transportit, si pjesë e përafrimit të vendit me standardet e Bashkimit Europian.
Ndryshojnë rregullat online/ Më shumë të drejta dhe transparencë për bizneset shqiptare
Bizneset shqiptare që shesin përmes platformave online pritet të kenë më shumë të drejta dhe transparencë në marrëdhëniet me platformat digjitale.......
Shitjet online marrin hov/ Disa sektorë shënojnë rritje të fortë. Teknologjia dhe turizmi mbeten në krye
Shitjet përmes internetit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për bizneset shqiptare, duke ndryshuar mënyrën se si ndërmarrjet shesin produktet dhe ofrojnë......
Italia, legalizim emigrantëve? - 6 muaj në Itali dhe një kontratë pune, çfarë propozohet
Italia mund të ndryshojë mënyrën se si trajton emigrantët që jetojnë dhe punojnë në vend pa dokumente të rregullta. Në vend të proceseve të emërtuara......
Rikthehet rritja në tregun valutor – Forcohen monedha kryesore
Dollari amerikan pas rënies së një ditë më parë ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm pasi është blerë me 79.3 lekë dhe është shitur......
IA rritet, media sociale dominon/ Gati 9 në 10 biznese përdorin rrjetet sociale, por vetëm 1 në 8 përdor IA
Mediat sociale po bëhen “vitrina” e zakonshme e bizneseve shqiptare, ndërsa inteligjenca artificiale po hyn më ngadalë, por me ritëm dukshëm më të shpejtë. Të......
Tapi falas dhe për tokat - ASHK nis procesin në 59 fshatra në të gjithë Shqipërinë
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka avancuar procesin e kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi në fshatrat e Shqipërisë. Procesi ka nisur......
Ulet çmimi i karburanteve - Bordi i Transparencës vendos tavanet e reja
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë dhe Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe Gazit ka zhvilluar këtë të......
Shqipëria, tregu kryesor i Puglias - 83.5 mln euro ushqime, verë dhe pije vetëm gjatë vitit 2025
Afërsia përtej Adriatikut po e kthen Shqipërinë në një nga tregjet më të rëndësishme për industrinë ushqimore të Puglias. Vetëm gjatë vitit 2025, rajoni......

