Gratë mbeten pakicë në prodhim/ Femrat drejtojnë kryesisht në biznese të vogla dhe shërbime

Gratë vijojnë të kenë një peshë dukshëm më të ulët se burrat në pronësinë dhe drejtimin e bizneseve në Shqipëri, ndërsa diferencat bëhen edhe më të theksuara kur ndërmarrjet ndahen sipas aktivitetit ekonomik.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT në raportin “Gratë dhe Burrat në Shqipëri 2026” tregojnë se gjatë vitit 2025 vetëm 31.6% e ndërmarrjeve aktive në vend kishin pronare ose administratore gra. Me fjalë të tjera, më pak se një në tre biznese rezulton të jetë në pronësi ose nën administrimin e një gruaje.
Por hendeku është shumë më i madh në sektorët që prodhojnë të mira. Vetëm 17.5% e ndërmarrjeve prodhuese kishin pronare ose administratore gra. Kjo do të thotë se në këtë kategori vetëm rreth një në gjashtë biznese drejtohet ose zotërohet nga një grua.
Situata paraqitet ndryshe te shërbimet. Në ndërmarrjet që prodhojnë shërbime, pesha e bizneseve me pronare ose administratore gra arrin në 33.9%, pothuajse dyfishi i nivelit të regjistruar te prodhuesit e të mirave.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se prania e grave është disi më e lartë te bizneset e vogla. Në ndërmarrjet me 1 deri në 4 të punësuar, 32.7% kishin pronare ose administratore gra.
Shifrat evidentojnë një përqendrim më të madh të grave në aktivitetet e shërbimeve dhe në ndërmarrjet e vogla, ndërsa pjesëmarrja e tyre mbetet dukshëm më e kufizuar në sektorët prodhues.
INSTAT sqaron se këta tregues nuk përfshijnë fermerët e regjistruar, çka duhet marrë parasysh në interpretimin e të dhënave për sipërmarrjen femërore në vend.
Uji, rritet performanca financiare - ERRU: Mbulimi i kostove të operimit arriti në 116.8%, problem uji pa të ardhura
Sektori i ujësjellës – kanalizime përmirësoi performancën financiare dhe të disa treguesve operacionalë gjatë vitit 2025, ndërsa reduktimi i ujit pa të......
Mali i zi heq dorë nga nafta? - Elektricitet, hidrogjen e 550 karikues në planin e ri
Mali i Zi po përgatit një transformim të gjerë të transportit, që nuk kufizohet vetëm te makinat elektrike. Energjia elektrike, hidrogjeni dhe karburantet......
Ndryshojnë rregullat online/ Më shumë të drejta dhe transparencë për bizneset shqiptare
Bizneset shqiptare që shesin përmes platformave online pritet të kenë më shumë të drejta dhe transparencë në marrëdhëniet me platformat digjitale.......
Shitjet online marrin hov/ Disa sektorë shënojnë rritje të fortë. Teknologjia dhe turizmi mbeten në krye
Shitjet përmes internetit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për bizneset shqiptare, duke ndryshuar mënyrën se si ndërmarrjet shesin produktet dhe ofrojnë......
Italia, legalizim emigrantëve? - 6 muaj në Itali dhe një kontratë pune, çfarë propozohet
Italia mund të ndryshojë mënyrën se si trajton emigrantët që jetojnë dhe punojnë në vend pa dokumente të rregullta. Në vend të proceseve të emërtuara......
Rikthehet rritja në tregun valutor – Forcohen monedha kryesore
Dollari amerikan pas rënies së një ditë më parë ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm pasi është blerë me 79.3 lekë dhe është shitur......
IA rritet, media sociale dominon/ Gati 9 në 10 biznese përdorin rrjetet sociale, por vetëm 1 në 8 përdor IA
Mediat sociale po bëhen “vitrina” e zakonshme e bizneseve shqiptare, ndërsa inteligjenca artificiale po hyn më ngadalë, por me ritëm dukshëm më të shpejtë. Të......
Tapi falas dhe për tokat - ASHK nis procesin në 59 fshatra në të gjithë Shqipërinë
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka avancuar procesin e kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi në fshatrat e Shqipërisë. Procesi ka nisur......

