Sa kushton karikimi i makinës? - Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar një informacion të posaçëm për automjetet elektrike, duke detajuar mënyrat e karikimit, tarifat dhe kostot që duhet të kenë parasysh konsumatorët. Sipas shembullit orientues të ERE-s, një automjet elektrik me konsum prej 18 kWh/100 km, kërkon 180 kWh energji elektrike për të përshkuar 1,000 km.
Nëse makina karikohet në banesë, kjo sasi i shtohet konsumit të zakonshëm të familjes. Për vitin 2026, familjet që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj paguajnë 8.5 lekë/kWh. Kështu, nëse familja vijon të mbetet nën këtë prag edhe pas karikimit të automjetit, 180 kWh energji do të kushtonin rreth 1,530 lekë. Por llogaria ndryshon nëse konsumi total i familjes të kalojë 700 kWh në muaj. Në këtë rast aplikohet çmimi prej 9.5 lekë/kWh, çka do te thotë se i njëjti karikim do të kushtojë 1,710 lekë.
Ndërkohë, karikimi në pikat apo stacionet e dedikuara ka një kosto më të lartë të energjisë. Për vitin 2026, për stacionet me fuqi të instaluar mbi 11 kW, të lidhura në tensionin 0.4 kV, ERE ka miratuar çmimin 22 lekë/kWh, ndërsa në orarin pik ai arrin në 25.3 lekë/kWh.
Në këtë mënyrë, për 180 kWh që nevojiten për të përshkuar 1,000 km, kostoja e energjisë arrin në rreth 3,960 lekë, ndërsa me çmimin e orarit pik do të ishte rreth 4,554 lekë.
Megjithatë, këto shifra nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht çmimin përfundimtar që drejtuesi paguan në një pikë publike. Sipas ERE-s, operatorët aplikojnë modelin e tyre të tarifimit, ku përveç energjisë mund të përfshihen edhe kostot e shërbimit, operimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës.
Orari pik zbatohet nga ora 18:00-22:00 gjatë periudhës nëntor-mars dhe nga ora 19:00-23:00 gjatë periudhës prill-tetor.
Sipërmarrja përballë financimit - Prençe: Bizneset kanë mungesë të theksuar likuiditeti
Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” pritet të sjellë një tjetër mundësi financimi për bizneset shqiptare, por për eksportuesit nevoja nuk lidhet vetëm me......
Pronat, si zgjidhen mbivendosjet? - Rastet kur ASHP-ja refuzon regjistrimin e pasurive
Pronat që kanë mbivendosje do të marrin zgjidhje përmes ligjeve që pritet të miratohen së shpejti. Në projektligjin për “Agjencinë Shtetërore të Pronës” të......
Gratë mbeten pakicë në prodhim/ Femrat drejtojnë kryesisht në biznese të vogla dhe shërbime
Gratë vijojnë të kenë një peshë dukshëm më të ulët se burrat në pronësinë dhe drejtimin e bizneseve në Shqipëri, ndërsa diferencat bëhen edhe më të theksuara......
Uji, rritet performanca financiare - ERRU: Mbulimi i kostove të operimit arriti në 116.8%, problem uji pa të ardhura
Sektori i ujësjellës – kanalizime përmirësoi performancën financiare dhe të disa treguesve operacionalë gjatë vitit 2025, ndërsa reduktimi i ujit pa të......
Mali i zi heq dorë nga nafta? - Elektricitet, hidrogjen e 550 karikues në planin e ri
Mali i Zi po përgatit një transformim të gjerë të transportit, që nuk kufizohet vetëm te makinat elektrike. Energjia elektrike, hidrogjeni dhe karburantet......
Ndryshojnë rregullat online/ Më shumë të drejta dhe transparencë për bizneset shqiptare
Bizneset shqiptare që shesin përmes platformave online pritet të kenë më shumë të drejta dhe transparencë në marrëdhëniet me platformat digjitale.......
Shitjet online marrin hov/ Disa sektorë shënojnë rritje të fortë. Teknologjia dhe turizmi mbeten në krye
Shitjet përmes internetit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për bizneset shqiptare, duke ndryshuar mënyrën se si ndërmarrjet shesin produktet dhe ofrojnë......
Italia, legalizim emigrantëve? - 6 muaj në Itali dhe një kontratë pune, çfarë propozohet
Italia mund të ndryshojë mënyrën se si trajton emigrantët që jetojnë dhe punojnë në vend pa dokumente të rregullta. Në vend të proceseve të emërtuara......

