Pensioni privat, nga 5 në 3 vjet - Punonjësit fitojnë më shpejt të drejtat mbi kontributet

Punonjësit që kanë një skemë pensioni privat të financuar edhe nga punëdhënësi mund të fitojnë më shpejt të drejtën mbi kontributet e derdhura për ta.
Ndryshimet e propozuara në ligjin për fondet e pensionit privat ulin nga 5 në 3 vjet periudhën e nevojshme për fitimin e së drejtës mbi kontributet e paguara nga punëdhënësi në fondet me pjesëmarrje të mbyllur. Me rregullin e ri, pas tre vitesh plotësohet periudha e njohur si “vesting period”, duke i dhënë punëmarrësit të drejtën e fituar mbi këto kontribute.
Projektligji forcon gjithashtu mbrojtjen e kursimeve kur punonjësi largohet nga puna. Nëse ndërpritet marrëdhënia me punëdhënësin apo sponsorin e skemës, të drejtat e krijuara deri në atë moment nuk humbasin. Ato konsiderohen “të drejta të fituara” dhe ruhen edhe nëse personi nuk vazhdon më të kontribuojë. Madje, nëse kontributet ndërpriten përkohësisht ose përgjithmonë, personi vijon të mbetet anëtar i fondit dhe të gëzojë të drejtat që burojnë prej tij.
Përpara anëtarësimit në një fond të tillë, punëdhënësi do të ketë edhe një detyrim të ri informimi. Punonjësit duhet t'i shpjegohet se çfarë ndodh me të drejtat e tij mbi pensionin privat nëse marrëdhënia e punës përfundon.
Po ashtu,ndryshon edhe mënyra se si qytetarët do të informohen për pensionin e tyre të ardhshëm. Dokumenti periodik i llogarisë nuk do të tregojë vetëm gjendjen e kursimeve. Ai duhet të përmbajë edhe parashikimin e përfitimit të ardhshëm të pensionit me të paktën dy skenarë; një skenar bazë dhe një skenar të pafavorshëm.
Informimi bëhet më i detajuar edhe kur afrohet koha e pensionit. Anëtari duhet të marrë informacion jo më vonë se tre vjet përpara arritjes së moshës së pensionit, ndërsa tre muaj përpara kësaj moshe informacioni duhet t'i dërgohet përsëri i përditësuar.
Garanci të tjera vendosen për vetë paratë e kursyera. Fondet e pensionit duhet të jenë juridikisht të ndara nga punëdhënësi që sponsorizon skemën. Kjo do të thotë se në rast falimentimi të sponsorit, aktivet e pensionit mbeten të ndara. Po ashtu, kursimet e fondit nuk mund të përdoren për shlyerjen e detyrimeve të shoqërisë që e administron atë dhe nuk mund të bëhen pjesë e procedurës së falimentimit të saj.
Projektligji zgjeron edhe konceptin e përfitimeve që mund të ofrojë një skemë profesionale. Përveç pensionit, rregullat e skemës mund të parashikojnë përfitime në rast vdekjeje, paaftësie, për të mbijetuarit apo përfitime të tjera shtesë.
Një pjesë tjetër e reformës lidhet drejtpërdrejt me integrimin europian. Për punonjësit që në të ardhmen lëvizin nga Shqipëria drejt një vendi të Bashkimit Europian, kuadri i ri parashikon ruajtjen e të drejtave të fituara të pensionit dhe mundësinë e pagesës së pensioneve apo përfitimeve edhe kur anëtari ose përfituesi banon në një shtet tjetër anëtar. Këto dispozita do të bëhen të zbatueshme me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ndryshimet janë pjesë e përafrimit të sistemit shqiptar të pensioneve private me rregullat europiane dhe synojnë që kursimet afatgjata të punonjësve të jenë më të mbrojtura, më transparente dhe më të transferueshme kur ndryshon puna apo vendi ku jeton dhe punon qytetari.
Marketingu, tashmë me IA - Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve
Inteligjenca artificiale ka shkurtuar kohën dhe numrin e personave që nevojiten për të krijuar një produkt marketingu. Që nga gjenerimi i ideve, posterave,......
Sa kushton karikimi i makinës? - Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë
Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar një informacion të posaçëm për automjetet elektrike, duke detajuar mënyrat e karikimit, tarifat dhe kostot që duhet......
Sipërmarrja përballë financimit - Prençe: Bizneset kanë mungesë të theksuar likuiditeti
Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” pritet të sjellë një tjetër mundësi financimi për bizneset shqiptare, por për eksportuesit nevoja nuk lidhet vetëm me......
Pronat, si zgjidhen mbivendosjet? - Rastet kur ASHP-ja refuzon regjistrimin e pasurive
Pronat që kanë mbivendosje do të marrin zgjidhje përmes ligjeve që pritet të miratohen së shpejti. Në projektligjin për “Agjencinë Shtetërore të Pronës” të......
Gratë mbeten pakicë në prodhim/ Femrat drejtojnë kryesisht në biznese të vogla dhe shërbime
Gratë vijojnë të kenë një peshë dukshëm më të ulët se burrat në pronësinë dhe drejtimin e bizneseve në Shqipëri, ndërsa diferencat bëhen edhe më të theksuara......
Uji, rritet performanca financiare - ERRU: Mbulimi i kostove të operimit arriti në 116.8%, problem uji pa të ardhura
Sektori i ujësjellës – kanalizime përmirësoi performancën financiare dhe të disa treguesve operacionalë gjatë vitit 2025, ndërsa reduktimi i ujit pa të......
Mali i zi heq dorë nga nafta? - Elektricitet, hidrogjen e 550 karikues në planin e ri
Mali i Zi po përgatit një transformim të gjerë të transportit, që nuk kufizohet vetëm te makinat elektrike. Energjia elektrike, hidrogjeni dhe karburantet......
Ndryshojnë rregullat online/ Më shumë të drejta dhe transparencë për bizneset shqiptare
Bizneset shqiptare që shesin përmes platformave online pritet të kenë më shumë të drejta dhe transparencë në marrëdhëniet me platformat digjitale.......

