Marketingu, tashmë me IA - Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve

Inteligjenca artificiale ka shkurtuar kohën dhe numrin e personave që nevojiten për të krijuar një produkt marketingu. Që nga gjenerimi i ideve, posterave, fotove dhe videove, te krijimi i përmbajtjes në tërësi, specialistët e marketingut po përdorin ChatGPT, Microsoft Copilot, Gemini apo platforma të tjera të inteligjencës artificiale dhe të dizajnit grafik që kanë të integruar IA.
Sipas ekspertes së marketingut, Sonja Hoxha, bizneset gjithmonë e më shumë po zgjedhin që ta përdorin inteligjencën artificiale në komunikimin me klientët.
“Inteligjenca artificiale është futur në çdo halkë të marketingut, që nga procesi kërkimor deri tek procesi kreativ apo dhe shpërndarja e mesazhit tek audienca. Në gjykimin tim personal, ajo që inteligjenca artificiale po i ndryshon sot departamentit të marketingut është shkurtimi i kohës. Ne tashmë për një kohë të shkurtër mund të kemi më shumë kreativa dhe më shumë ide marketingu”, tha Hoxha.
Shumë biznese po përdorin të njëjtat IA, dhe si përfundim kemi të njëjtat mesazhe, të njëjtat hook-e dhe të njëjtët persona që shfaqen në përmbajtjet e tyre. Gjithashtu, nëpërmjet inteligjencës artificiale, një person mund të kryejë 3 detyra të ndryshme.
“Kur deri më përpara ekipet e marketingut ishin shumë të mëdha nga proceset kërkimore deri tek zbardhja e reklamës, sot një content creator apo një ekspert marketingu mund t'i realizojë këto të gjitha në një person të vetëm, duke filluar që në qoftë se ai ka një ide, në zhvillimin e kreativës, voiceoveri dhe muzikës. Të gjitha këto janë mbledhur në një qelizë të vetme”, u shpreh ekspertja.
A i ka ulur IA koston e bizneseve që përdorin marketing? Ekspertja shprehet se për bizneset e vogla, inteligjenca artificiale është një zgjidhje shumë e mirë, por për një biznes të mirëfilltë që do që të ketë një shtrirje më të gjerë të marketingut, kostoja nuk ulet shumë.
Sa kushton karikimi i makinës? - Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë
Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar një informacion të posaçëm për automjetet elektrike, duke detajuar mënyrat e karikimit, tarifat dhe kostot që duhet......
Sipërmarrja përballë financimit - Prençe: Bizneset kanë mungesë të theksuar likuiditeti
Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” pritet të sjellë një tjetër mundësi financimi për bizneset shqiptare, por për eksportuesit nevoja nuk lidhet vetëm me......
Pronat, si zgjidhen mbivendosjet? - Rastet kur ASHP-ja refuzon regjistrimin e pasurive
Pronat që kanë mbivendosje do të marrin zgjidhje përmes ligjeve që pritet të miratohen së shpejti. Në projektligjin për “Agjencinë Shtetërore të Pronës” të......
Gratë mbeten pakicë në prodhim/ Femrat drejtojnë kryesisht në biznese të vogla dhe shërbime
Gratë vijojnë të kenë një peshë dukshëm më të ulët se burrat në pronësinë dhe drejtimin e bizneseve në Shqipëri, ndërsa diferencat bëhen edhe më të theksuara......
Uji, rritet performanca financiare - ERRU: Mbulimi i kostove të operimit arriti në 116.8%, problem uji pa të ardhura
Sektori i ujësjellës – kanalizime përmirësoi performancën financiare dhe të disa treguesve operacionalë gjatë vitit 2025, ndërsa reduktimi i ujit pa të......
Mali i zi heq dorë nga nafta? - Elektricitet, hidrogjen e 550 karikues në planin e ri
Mali i Zi po përgatit një transformim të gjerë të transportit, që nuk kufizohet vetëm te makinat elektrike. Energjia elektrike, hidrogjeni dhe karburantet......
Ndryshojnë rregullat online/ Më shumë të drejta dhe transparencë për bizneset shqiptare
Bizneset shqiptare që shesin përmes platformave online pritet të kenë më shumë të drejta dhe transparencë në marrëdhëniet me platformat digjitale.......
Shitjet online marrin hov/ Disa sektorë shënojnë rritje të fortë. Teknologjia dhe turizmi mbeten në krye
Shitjet përmes internetit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për bizneset shqiptare, duke ndryshuar mënyrën se si ndërmarrjet shesin produktet dhe ofrojnë......

