Europa Postuar më 21 Nëntor 2023, 09:53

Puna më e kërkuar në Gjermani, shofer! - Vendit i mungojnë 87 mijë drejtues autobusi. Paga minimale 3 mijë euro/muaj

Nga SCAN TV
Puna më e kërkuar në Gjermani, shofer! - Vendit i mungojnë

Vlerësohet se në Gjermani do të mungojnë 87 mijë shoferë të kategorisë D deri në vitin 2030. Paga minimale për këtë punë është nga 3000 deri në 3500 euro në muaj.

Vetë shoferët tregojnë se kanë ardhur nga vende të tjera, jo vetëm europiane dhe e kanë pasur të lehtë të marrin vizë për të hyrë më shpejt në Gjermani, sepse i përkasin fuqisë punëtore të kualifikuar. Shumë prej tyre të ardhur nga vendet e Ballkanit tashmë drejtojnë autobusë të transportit publik në Gjermani.

Mesatarisht ata punojnë gjashtë ditë dhe më pas bëjnë dy ditë pushim. Por kjo vlen për kompanitë private. Nga ana tjetër, për një kompani shtetërore, procedura është paksa e ndryshme. Duhet të kalohen disa intervista, të bëhet një ekzaminim mjekësor, trajnime, një kurs për shitjen e biletave, që zgjat një javë dhe më pas një test. Pas kalimit me sukses të testit, nis trajnimi praktik me një nga kolegët, që zgjat dy javë. Gjithçka paguhet dhe punohet deri në 160 orë në muaj.

Gjithashtu, mund të zgjidhet nëse dëshiron që të paguhet puna jashtë orarit menjëherë apo nëpërmjet pagës, dhe gjithashtu mund të zgjidhet një ditë pushimi. Ka disa opsione. Për shembull, mund të punohet katër ditë dhe të pushohet dy. Ndërsa pushimi vjetor zgjat 28 ditë pune.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat