Hapësirë ligjore për emetimin e obligacioneve të mbuluara - Ministria e Financave nxjerr për konsultim publik projektligjin

Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për emetimin e obligacioneve të mbuluara dhe mbikëqyrjen e tyre”. Drafti synon krijimin, për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, të një regjimi të posaçëm, të plotë dhe të harmonizuar për emetimin, funksionimin, administrimin dhe mbikëqyrjen publike të obligacioneve të mbuluara. Ky instrument është një titull borxhi i emetuar nga një institucion krediti dhe i siguruar me një grup të veçuar aktivesh me cilësi të lartë, mbi të cilat investitorët kanë të drejtë përparësie, krahas pretendimit të drejtpërdrejtë ndaj institucionit të kreditit emetues.
Projektligji krijon bazën juridike për përdorimin e obligacioneve të mbuluara si instrument financimi afatgjatë nga institucionet e kreditit, duke garantuar që emetimi të mbështetet në aktive të pranueshme, të identifikueshme, të vlerësuara dhe të veçuara nga aktivet e tjera të emetuesit. Ai vendos një sistem të integruar mbrojtjeje, i cili përfshin mbrojtjen e dyfishtë të investitorëve, veçimin e grupit të mbulimit nga masa e likuidimit, ndalimin e përshpejtimit automatik të pagesave, kërkesat për mbulim dhe mbikolateralizim, rezervën e likuiditetit, monitorimin e pavarur të grupit të mbulimit dhe mbikëqyrjen publike të programit.
Objektivat kryesore të projektligjit janë:
- të krijojë një kuadër ligjor të qartë dhe të zbatueshëm për emetimin e obligacioneve të mbuluara, të përafruar me acquis të Bashkimit Evropian;
- të garantojë një nivel të lartë mbrojtjeje për investitorët përmes mbrojtjes së dyfishtë, veçimit juridik të aktiveve të mbulimit dhe vazhdimësisë së pagesave edhe në rast paaftësie paguese ose ndërhyrjeje të jashtëzakonshme ndaj emetuesit;
- të sigurojë që obligacionet e mbuluara të garantohen në çdo kohë me aktive të pranueshme, të cilësisë së lartë, të vlerësuara në mënyrë të kujdesshme dhe të dokumentuara në një regjistër të posaçëm;
- të vendosë kërkesa të matshme për mbulimin e principalit, interesit, detyrimeve nga kontratat derivative dhe kostove të administrimit, përfshirë mbikolateralizimin minimal ligjor prej 5 për qind;
- të reduktojë rrezikun e likuiditetit përmes detyrimit për një rezervë të grupit të mbulimit që përballon daljen maksimale kumulative neto të likuiditetit për 180 ditët pasuese;
- të krijojë procedura transparente dhe të parashikueshme për opinionin paraprak të Bankës së Shqipërisë dhe miratimin e programit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare;
- të forcojë administrimin e rreziqeve të programit, përfshirë rrezikun e kredisë, të tregut, të normës së interesit, të kursit të këmbimit, operacional dhe të likuiditetit, si dhe kryerjen periodike të provave të rezistencës;
- të sigurojë transparencë të vazhdueshme ndaj investitorëve për përbërjen dhe cilësinë e grupit të mbulimit, nivelin e mbulimit, strukturën e maturimit dhe rreziqet e programit;
- të diversifikojë burimet e financimit afatgjatë të institucioneve të kreditit dhe të krijojë kushte për kanalizimin e kursimeve institucionale drejt financimit hipotekor, sektorit publik dhe ekonomisë reale;
- të rrisë besimin e investitorëve, integritetin e tregut dhe gatishmërinë e infrastrukturës shqiptare për integrimin me mekanizmat evropianë, përfshirë Pikën e Vetme Evropiane të Aksesit (ESAP).
Ibrahimaj: Kredi 0% për banesat - Qeveria zgjeron mbështetjen me subvencione për kredi dhe qira
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po përgatit një reformë të re për strehimin e përballueshëm, me fokus te kreditë bankare me interesa të subvencionuara,......
IA “pushton” marketingun - Hoxha: Inteligjenca artificiale po përshpejton krijimin e reklamave dhe përmbajtjes
Nga shëndetësia, financat dhe bankat, argëtimi dhe media, arsimi e deri te bujqësia, inteligjenca artificiale po bëhet pjesë e çdo industrie që ne njohim. As......
Pensioni privat, nga 5 në 3 vjet - Punonjësit fitojnë më shpejt të drejtat mbi kontributet
Punonjësit që kanë një skemë pensioni privat të financuar edhe nga punëdhënësi mund të fitojnë më shpejt të drejtën mbi kontributet e derdhura për......
Marketingu, tashmë me IA - Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve
Inteligjenca artificiale ka shkurtuar kohën dhe numrin e personave që nevojiten për të krijuar një produkt marketingu. Që nga gjenerimi i ideve, posterave,......
Sa kushton karikimi i makinës? - Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë
Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar një informacion të posaçëm për automjetet elektrike, duke detajuar mënyrat e karikimit, tarifat dhe kostot që duhet......
Sipërmarrja përballë financimit - Prençe: Bizneset kanë mungesë të theksuar likuiditeti
Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” pritet të sjellë një tjetër mundësi financimi për bizneset shqiptare, por për eksportuesit nevoja nuk lidhet vetëm me......
Pronat, si zgjidhen mbivendosjet? - Rastet kur ASHP-ja refuzon regjistrimin e pasurive
Pronat që kanë mbivendosje do të marrin zgjidhje përmes ligjeve që pritet të miratohen së shpejti. Në projektligjin për “Agjencinë Shtetërore të Pronës” të......
Gratë mbeten pakicë në prodhim/ Femrat drejtojnë kryesisht në biznese të vogla dhe shërbime
Gratë vijojnë të kenë një peshë dukshëm më të ulët se burrat në pronësinë dhe drejtimin e bizneseve në Shqipëri, ndërsa diferencat bëhen edhe më të theksuara......

