Nafta ngjitet në rreth 81 USD - OPEC+ mund t’a zgjerojë uljen e prodhimit edhe në 2024

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e parë të kësaj jave, duke zgjeruar fitimet e së premtes së kaluar, për shkak të pritshmërive se OPEC+ do të vijojë më marrëveshjen për uljen e prodhimit. Megjithatë, çmimet publikuan humbje për të katërtën javë me radhë, për shkak të largimit të shqetësimeve mbi çrregullimin e furnizimit nga Lindja e Mesme si pasojë e konfliktit Izrael-Hamas. Edhe shenjat për ngadalësimin e kërkesës në SHBA dhe në Kinë kanë ushtruar presion mbi çmimet.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane po tregtohet në mbi 76 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat u rritën me rreth 4% të premten, pasi tre burime brenda OPEC+ deklaruan për Reuters se vendet prodhuese do të diskutojnë në takimin e 26 nëntorit edhe mundësinë e shkurtimit të mëtejshëm të kuotave të prodhimit. Që nga fundi i shtatorit, çmimet e naftës kanë rënë me rreth 20%. Ndërkohë, edhe banka amerikane Goldman Sachs nuk e përjashton mundësinë e reduktimit të prodhimit nga karteli dhe aleatët e tjerë.
“Modeli ynë statistikor i vendimeve të OPEC sugjeron që shkurtimet më të thella nuk duhet të përjashtohen duke pasur parasysh rënien e pozicionimit spekulativ dhe të diferencave kohore dhe rezervave më të larta se sa pritej”, thanë në një shënim analistët e Goldman Sachs.
Parashikimi bazë i bankës është që shkurtimet ekzistuese të prodhimit të OPEC+ të qëndrojnë në fuqi edhe në vitin 2024, ndërsa ulja vullnetare e prodhimit me 1 milion fuçi në ditë nga Arabia Saudite, do të zgjatet deri në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm. Investitorët janë të fokusuar edhe te ndërprerjet në tregtimin e naftës nga Rusia, pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj tre anijeve që kanë dërguar naftën e papërpunuar ruse në Indi.
SCAN
Sondazh

Dollari, në nivelin më të ulët në mbi 2 muaj - Investitorët vendosin baste kundër rritjes së interesave në SHBA
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 2 muaj e gjysëm, duke zgjeruar humbjet e javës......

Ari, i qëndrueshëm në rreth 1980 dollarë - Ngadalësimi i inflacionit në SHBA mbështet metalin e verdhë
Ari është kthyer në rënie të lehtë gjatë tregtisë aziatike, ndërsa humbjet po kufizohen nga dobësimi i dollarit amerikan, përballë monedhave kryesore......

Bitcoin ngjitet sërish në mbi 37,000 USD - Mbështetet nga fitorja e Milei në zgjedhjet presidenciale në Argjentinë
Bitcoin është ngjitur në mbi 37,000 dollarë në sesionin e sotëm, pasi zgjedhjet presidenciale në Argjentinë u fituan nga Javier Milei, një kandidat pro......

Bursat e nisin javën me ndryshime të vogla - Aksionet e Bayer bien me 19%, dështon me një ilaç kundër mpiksjes
Bursat europiane e kanë nisur në kujdes këtë javë, pas fitimeve të realizuara javën e kaluar. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie të lehtë me......

Miliona njerëz mund të punojnë një javë katër-ditore deri në vitin 2033 falë inteligjencës artificiale!
Përfshirja e inteligjencës artificiale (AI) në rrjedhat e punës mund të nënkuptojë se ne punojmë më pak për të njëjtën pagesë, sipas institutit të mendimit......

Gati bonusi i fundvitit për pensionistët - 5 mijë lekë shpërblim për mbi 700 mijë përfitues
Në prag të festave të fundvitit, pensionistët do të marrin 5 mijë lekë shpërblim. Në buxhetin e vitit 2023 janë programuar 3.5 miliardë lekë në total që do......

Bota ka më pak se 68 ditë sheqer në rezerva për shkak të El Nino!
Modelet e motit të thatë të El Ninos kanë çuar në më shumë se dyfishimin e çmimeve të sheqerit. Sheqeri nevojitet për të bërë bukë, i cili është një element......

Projekti për pistë garash, nënshkruhet kontrata - Auto Moto Park, studimi i fizibilitetit do të kushtojë 18.2 mln lekë
18.2 mln lekë është vlera e kontratës për studimin e fizibilitetit të Auto Moto Park, që parashikohet të ndërtohet në qytetin e Elbasanit. Drejtoria e......