Projekti për pistë garash, nënshkruhet kontrata - Auto Moto Park, studimi i fizibilitetit do të kushtojë 18.2 mln lekë

18.2 mln lekë është vlera e kontratës për studimin e fizibilitetit të Auto Moto Park, që parashikohet të ndërtohet në qytetin e Elbasanit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nënshkruar kontratën me kompaninë “NET-GROUP”, që do kryejë analizën e plotë të tregut, për të përcaktuar qëndrueshmërinë e projektit.
Po ashtu, kjo kompani do të duhet të dorëzojë analizën e detajuar financiare për përcaktimin e kostos së përgjithshme të projektit, duke përfshirë ndërtimin dhe kostot operacionale, ku përfshihen përgatitjet e kantierit, infrastruktura, ndërtimi i strukturave, stafi, mirëmbajtja dhe shërbimet.
Gjithashtu, studimi i fizibilitetit duhet të analizojë ndikimin e mundshëm ekonomik të Auto Moto Park në Shqipëri, duke përfshirë krijimin e vendeve të punës, rritjen e turizmit dhe rritjen ekonomike në vend, si dhe të marrë në konsideratë potencialin për bashkëpunim me bizneset dhe industrinë e zones për të maksimizuar ndikimin ekonomik.
Në fakt, nënshkrimi i kësaj kontrate vjen pasi tashmë është shpallur kompania fituese që do të zbatojë projektin, ndonëse praktika kërkon që fillimisht duhet të bëhet vlerësimi për qëndrueshmërinë e tij. Projekti i shpallur fitues u hartua nga kompania austriake “Test & Training International” GmbH, ndërkohë që vlera e tij arrin në rreth 2.1 mln euro, me TVSH.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Shtesat e pashfrytëzueshme të tokave bujqësore u jepen poseduesve - Udhëzim i Qeverisë për kalimin e pronësisë në favor të përdoruesve të sipërfaqeve shërbyese
Përmes një Udhëzimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktet që do përdoren për të kaluar në pronësi të përdoruesve sipërfaqet......

Turizmi vijon me rekorde edhe në shtator - Netë qëndrimet nga vendasit, dy herë më shumë se vjet
Sezoni i verës duket se ka vazhduar dhe përgjatë muajit Shtator sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” mbi strukturat akomoduese. Nga analiza e të......

A po përmirësohet më në fund pesimizmi ekonomik në Gjermani?
Investitorët gjermanë janë më shpresëdhënës sesa pritej pasi analistët parashikojnë një rënie të vazhdueshme të inflacionit. Ndjenja ekonomike në Gjermani u......

Fatalitetet në punë: Ku ndodhin më së shumti në Europë?
Rreth 3,347 vdekje në vendin e punës u regjistruan në të gjithë BE-në në vitin 2021, sipas të dhënave nga Eurostat, me Letoninë dhe Lituaninë që regjistrojnë......

Drithërat e Moldavisë të bllokuar në ngushticën globale të ushqimit!
Për shkak të bombardimeve ruse, ukrainasit tani eksportojnë rezervat e tyre masive të grurit në tokë. Kjo ka krijuar një nga pengesat më të mëdha që ka parë......

Konkurrencë e fortë mes bankave për kredinë për shtëpi - Normat e interesave të huave hipotekore, deri 1.8% më të ulëta se ecuria në vite
Ndërsa norma bazë e interesit është aktualisht në nivelin rekord prej 3.25%, ajo nuk po reflektohet në rritje të interesave të huave hipotekore. Madje......

Koncesionet do marrin më shumë para’ - Buxheti 2024 arrin në 14.3 mld lekë, 1.3 mld lekë më shumë se sivjet
Kontratat koncesionare do të marrin më shumë para’ nga buxheti i shtetit për vitin 2024. Sipas projektbuxhetit, për vitin që vjen janë akorduar në total 14.3......

Kuvendi miraton buxhetin dhe paketën fiskale – Me 73 vota të mazhorancës, në seancën e tensionuar që zgjati më pak se 5 minuta
Në një seancë të tensionuar që zgjati më pak se 5 minuta, për shkak të protestës se opozitës me tymuese, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin 2024 dhe......