Shtesat e pashfrytëzueshme të tokave bujqësore u jepen poseduesve - Udhëzim i Qeverisë për kalimin e pronësisë në favor të përdoruesve të sipërfaqeve shërbyese

Përmes një Udhëzimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktet që do përdoren për të kaluar në pronësi të përdoruesve sipërfaqet shtetërore shtesë të cilat në praktikë janë të papërdorëshme. Bëhet fjalë për ato sipërfaqe të cilat ligji i njeh si prona shërbyese, tej parcelave të përfituara përmes AMTP-ve, që posedohen nga pronari i pasurisë kryesore dhe që, për shkak të përmasave apo konfigurimit, nuk mund të shfrytëzohen më vete.
Në udhëzim janë përcaktuar modelet dhe përmbajtja e akteve të kalimit të pronësisë për sipërfaqet shtetërore shtesë dhe pronën shërbyese, që i shitet subjekteve, sipas rregullave të përcaktuara në Ligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
Vendimmarrja për kalimin në pronësi të sipërfaqes shtetërore shtesë dhe pronës shërbyese, do të kryhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) pas përfundimit të procedurës së regjistrimit fillestar, apo përmirësimit/përditësimit të zonës kadastrale, si edhe ligjërimit të sipëfaqes.
Pas kërkesës së subjektit të ineteresuar, ASHK nis plotësimin e aktit të evidentimit në terren. Ai do të përmbajë bazën ligjore për nxjerrjen e aktit administrativ dhe llojin e sipërfaqes për të cilën po kryhet evidentimi në terren, si dhe gjeneralitetet dhe të dhënat identifikuese të subjektit që posedon efektivisht në terren, sipërfaqen shtesë apo pronën shërbyese. Aty do të regjistrohen gjithashtu, edhe të dhënat mbi sipërfaqen e tokës sipas matjeve grafike në terren; zonën kadastrale dhe numrin e pasurisë kryesore në vijimësi të së cilës shtrihet sipërfaqja e pronës shtetërore shtesë apo pronës shërbyese, bashke me të dhënat e prpnarëve të parcelave kufizues.
Akti i evidentimit në terren do të shoqërohet edhe me planvendosjen, proces pa të cilit subjektet këtkuese do të pajisen me dokument pronësie nga ana e Agjencisë shtetërore të Kadastrës.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Turizmi vijon me rekorde edhe në shtator - Netë qëndrimet nga vendasit, dy herë më shumë se vjet
Sezoni i verës duket se ka vazhduar dhe përgjatë muajit Shtator sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” mbi strukturat akomoduese. Nga analiza e të......

A po përmirësohet më në fund pesimizmi ekonomik në Gjermani?
Investitorët gjermanë janë më shpresëdhënës sesa pritej pasi analistët parashikojnë një rënie të vazhdueshme të inflacionit. Ndjenja ekonomike në Gjermani u......

Fatalitetet në punë: Ku ndodhin më së shumti në Europë?
Rreth 3,347 vdekje në vendin e punës u regjistruan në të gjithë BE-në në vitin 2021, sipas të dhënave nga Eurostat, me Letoninë dhe Lituaninë që regjistrojnë......

Drithërat e Moldavisë të bllokuar në ngushticën globale të ushqimit!
Për shkak të bombardimeve ruse, ukrainasit tani eksportojnë rezervat e tyre masive të grurit në tokë. Kjo ka krijuar një nga pengesat më të mëdha që ka parë......

Konkurrencë e fortë mes bankave për kredinë për shtëpi - Normat e interesave të huave hipotekore, deri 1.8% më të ulëta se ecuria në vite
Ndërsa norma bazë e interesit është aktualisht në nivelin rekord prej 3.25%, ajo nuk po reflektohet në rritje të interesave të huave hipotekore. Madje......

Koncesionet do marrin më shumë para’ - Buxheti 2024 arrin në 14.3 mld lekë, 1.3 mld lekë më shumë se sivjet
Kontratat koncesionare do të marrin më shumë para’ nga buxheti i shtetit për vitin 2024. Sipas projektbuxhetit, për vitin që vjen janë akorduar në total 14.3......

Kuvendi miraton buxhetin dhe paketën fiskale – Me 73 vota të mazhorancës, në seancën e tensionuar që zgjati më pak se 5 minuta
Në një seancë të tensionuar që zgjati më pak se 5 minuta, për shkak të protestës se opozitës me tymuese, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin 2024 dhe......

2 milionë euro për kapelen e Napoleonit - Kapelja e Perandorit u shit në një ankand në Paris
Një kapele e Napoleonit, dybrirëshi i famshëm i zi i vitit 1810, u shit në ankand për 2 milionë euro, duke tejkaluar pritshmëritë të cilat ishin për 600-800......