Turizmi vijon me rekorde edhe në shtator - Netë qëndrimet nga vendasit, dy herë më shumë se vjet
Sezoni i verës duket se ka vazhduar dhe përgjatë muajit Shtator sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” mbi strukturat akomoduese. Nga analiza e të dhënave sipas zonave, numri më i madh i vizitorëve të huaj vërehet në zonat bregdetare, ndërkohë që rajoni i qendrës dhe i jugut vazhdojnë të jenë më të preferuarit. Në Shtator, Shqipërinë e vizituan rreth 299 mijë vizitorë gjithsej. Krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë numri i vizitorëve u rrit me 70%.
Nëse i analizojmë sipas tipologjisë vihet re se rritjen më të madhe e kanë regjistruar turistët e huaj me 76% dhe në numër janë rreth 193 mijë. Ndërkohë, nga ana tjetër, turistët vendas janë rritur me 60.3% dhe gjithsej janë rreth 105 mijë. Të dhënat edhe për muajin Shtator në mënyrë të përsëritur flasin për një rekord si të numrit të vizitorëve ashtu edhe të numrit të netë qëndrimeve, nëse do ta krahasonim me të njejtin muaj të viteve të kaluara.
Nga ana tjetër, numri i netë qëndrimeve në total është rritur me 87.8%, krahasuar me Shtatorin e një viti më parë, ndërkohë që nëse e analizojmë sipas tipologjisë, netë qëndrimet nga vizitorët vendas paraqiten me rritje deri në 103%, ose dy herë më shumë se vitin e kaluar.
Në shifra absolute numri i netë qëndrimeve gjithsej për muajin Shtator të vitit 2023 është regjistruar në rreth 820 mijë, ndërkohë sipas tipologjisë së tyre janë regjistruar rreth 263 mijë netë qëndrime nga vizitorë vendas, dhe 557 mijë netë qëndrime nga vizitorë të huaj, të cilat janë rritur me 81.3%.
Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin Shtator të këtij viti janë kryesisht nga Kosova dhe zënë rreth 9%, Italia me 8.8%, Gjermania me 7.2%, Polonia me 6.2% dhe Spanja me 3.2%.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh

A po përmirësohet më në fund pesimizmi ekonomik në Gjermani?
Investitorët gjermanë janë më shpresëdhënës sesa pritej pasi analistët parashikojnë një rënie të vazhdueshme të inflacionit. Ndjenja ekonomike në Gjermani u......

Fatalitetet në punë: Ku ndodhin më së shumti në Europë?
Rreth 3,347 vdekje në vendin e punës u regjistruan në të gjithë BE-në në vitin 2021, sipas të dhënave nga Eurostat, me Letoninë dhe Lituaninë që regjistrojnë......

Drithërat e Moldavisë të bllokuar në ngushticën globale të ushqimit!
Për shkak të bombardimeve ruse, ukrainasit tani eksportojnë rezervat e tyre masive të grurit në tokë. Kjo ka krijuar një nga pengesat më të mëdha që ka parë......

Konkurrencë e fortë mes bankave për kredinë për shtëpi - Normat e interesave të huave hipotekore, deri 1.8% më të ulëta se ecuria në vite
Ndërsa norma bazë e interesit është aktualisht në nivelin rekord prej 3.25%, ajo nuk po reflektohet në rritje të interesave të huave hipotekore. Madje......

Koncesionet do marrin më shumë para’ - Buxheti 2024 arrin në 14.3 mld lekë, 1.3 mld lekë më shumë se sivjet
Kontratat koncesionare do të marrin më shumë para’ nga buxheti i shtetit për vitin 2024. Sipas projektbuxhetit, për vitin që vjen janë akorduar në total 14.3......

Kuvendi miraton buxhetin dhe paketën fiskale – Me 73 vota të mazhorancës, në seancën e tensionuar që zgjati më pak se 5 minuta
Në një seancë të tensionuar që zgjati më pak se 5 minuta, për shkak të protestës se opozitës me tymuese, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin 2024 dhe......

2 milionë euro për kapelen e Napoleonit - Kapelja e Perandorit u shit në një ankand në Paris
Një kapele e Napoleonit, dybrirëshi i famshëm i zi i vitit 1810, u shit në ankand për 2 milionë euro, duke tejkaluar pritshmëritë të cilat ishin për 600-800......

Masa sigurie për vajin e ullirit në Spanjë - Ndërsa 1 litër shitet deri në 14.5 euro, rriten rastet e vjedhjeve
Në Spanjë, prodhuesi më i madh i vajit të ullirit në botë, supermarketet po “kyçin” shishet e vajit në një moment që çmimet rriten në mënyrë të vazhdueshëm......