Konkurrencë e fortë mes bankave për kredinë për shtëpi - Normat e interesave të huave hipotekore, deri 1.8% më të ulëta se ecuria në vite

Ndërsa norma bazë e interesit është aktualisht në nivelin rekord prej 3.25%, ajo nuk po reflektohet në rritje të interesave të huave hipotekore. Madje përkundrazi, konkurrenca e fortë për këtë produkt mes bankave po i bën këto të fundit, të ulin ndjeshëm marzhet mbi normën referencë të bonove të thesarit 1 vjeccare.
Praktikisht, interesat e kredisë hipotekare për individë, të cilat janë të parametruara më ngushtë me yield-in 12-mujor dhe përçojnë në masë më të madhe ecurinë e tij, kanë qenë në rënie muajt e fundit.
Në tremujorin e tretë, interesi mesatar për kredinë hipotekore rezultoi 4.%, nga 4.3% që ishte në tremujorin e mëparshëm. Ndërkaq, diferenca e interesit të kredisë ndaj normës bazë ka zbritur në 3.6 pikë përqindje në tremujorin e tretë, nga mesatarja prej 5.4 pikë përqindje e pesë viteve të fundit.
Nëse këto dy marzhe nuk do të kishin ndryshuar nga mesataret e tyre të viteve 2017-2021, normat e interesit të kredisë do të ishin 0.8-1.8 pikë përqindje më të larta, duke reflektuar në një masë më të madhe rritjet e normës bazë të interesit.
Diferenca e interesave të kredisë hipotekore në raport me normën bazë të interesit është tregues i qartë që bankat po konkurrojnë fort për këtë produkt. Është Banka e Shqipërisë ajo që në analizën më të fundit që i bën trendeve të kreditimit thekson konkurrencën e fortë në sistemin tonë bankar për kredinë hiptekore.
Në kreditë e reja akorduar individëve në tremujorin e tretë, bankat vijuan të ulin marzhet mbi normat referencë, sikurse edhe në gjysmën e parë të vitit. Por, sipas Banikës së Shqipërisë, politikat lehtësuese të kreditimit kundrejt individëve, krahas elementit çmim u shprehën edhe në kushte të tjera joçmim më të favorshme, të tilla si: kërkesa më të ulëta për kolateral në kreditë hipotekare, si dhe në miratim të madhësive më të larta të kredive për individët.
Elementet e tjera joçmim, si komisionet, kushtëzimet nga marrëveshja e kredisë, si dhe maturiteti i kredisë mbetën të pandryshuara në tremujorin e tretë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Koncesionet do marrin më shumë para’ - Buxheti 2024 arrin në 14.3 mld lekë, 1.3 mld lekë më shumë se sivjet
Kontratat koncesionare do të marrin më shumë para’ nga buxheti i shtetit për vitin 2024. Sipas projektbuxhetit, për vitin që vjen janë akorduar në total 14.3......

Kuvendi miraton buxhetin dhe paketën fiskale – Me 73 vota të mazhorancës, në seancën e tensionuar që zgjati më pak se 5 minuta
Në një seancë të tensionuar që zgjati më pak se 5 minuta, për shkak të protestës se opozitës me tymuese, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin 2024 dhe......

2 milionë euro për kapelen e Napoleonit - Kapelja e Perandorit u shit në një ankand në Paris
Një kapele e Napoleonit, dybrirëshi i famshëm i zi i vitit 1810, u shit në ankand për 2 milionë euro, duke tejkaluar pritshmëritë të cilat ishin për 600-800......

Masa sigurie për vajin e ullirit në Spanjë - Ndërsa 1 litër shitet deri në 14.5 euro, rriten rastet e vjedhjeve
Në Spanjë, prodhuesi më i madh i vajit të ullirit në botë, supermarketet po “kyçin” shishet e vajit në një moment që çmimet rriten në mënyrë të vazhdueshëm......

Greqia “shpëton” industrinë europiane të automjeteve - “Lufta” mes Europës dhe Kinës për mineralet e rralla përfundon në Athinë
Greqia mund të jetë vendi ku pritet të përfundojë dhe lufta mes Europës dhe Greqisë për sa i përket mineraleve të rralla. Duke iu referuar pikërisht galiumit,......

Rregullat e reja për Inteligjencën Artifciale - Marrëveshje mes Gjermanisë, Francës dhe Italisë
Gjermania, Franca dhe Italia kanë arritur një marrëveshje për atë se si duhet të rregullohet inteligjenca artificiale në të ardhmen. Të tre qeveritë janë në......

Kush është presidenti i ri populist i ekstremit të djathtë të Argjentinës?
Populli i Argjentinës ka folur: politikani i njohur televiziv Javier Milei do të jetë udhëheqësi i ardhshëm i ekonomisë së dytë më të madhe të Amerikës së......

Si krahasohen pagat mesatare në të gjithë Europën?
Rregulloret e BE-së për punonjësit janë përgjithësisht mjaft të forta me një theks në kushtet individuale të punës dhe të drejtat e punës, duke përfshirë të......