Masa sigurie për vajin e ullirit në Spanjë - Ndërsa 1 litër shitet deri në 14.5 euro, rriten rastet e vjedhjeve

Në Spanjë, prodhuesi më i madh i vajit të ullirit në botë, supermarketet po “kyçin” shishet e vajit në një moment që çmimet rriten në mënyrë të vazhdueshëm paralelisht me numrin e vjedhjeve.
Shishet një litërshe të vajit ekstra të virgjër të ullirit po shiten deri në 14.5 euro në disa supermarkete të vendit, duke bërë që vaji i ullirit të renditet në kategorinë e produkteve që pajisen me etiketa sigurie, si ato të kozmetikës, apo elektronikës.
Vetë supermarketet konfirmojnë se ka një rritje shqetësuese të vjedhjeve duke theksuar se vaji i ullirit është kthyer në një prodhim ideal për t’u grabitur.
Çmimet e vajit të ullirit, zyrtarisht në 8 euro për litër, janë rritur me 150% në dy vitet e fundit në Spanjë, pasi një thatësirë e pazakontë në jug të vendit ka dëmtuar rëndë mbledhjen e ullirit.
STC, një kompani spanjolle që ofron zgjidhje kundër vjedhjes për shitësit me pakicë, regjistroi një rritje 12-fish të porosive këtë verë nga supermarketet për pajisje për të mbrojtur shishet e vajit të ullirit. Policia spanjolle ka zbuluar gjithashtu vjedhjet e vajit të ullirit nga fabrikat dhe në tetor arrestoi dy persona si pjesë e një hetimi për vjedhjen e 56 ton vaj ulliri ekstra të virgjër.
Familjet në Spanjë zakonisht blejnë vaj ulliri me shumicë për gatim. Ndër konsumatorët më të mëdhenj në botë të vajit të ullirit, ata tashmë kanë reduktuar ndjeshëm përdorimin e tij. Vëllimet e shitjeve të vajit të ullirit ekstra të virgjër ranë me 17% në 12 muajt deri në shtator.
Në Spanjë, vjedhjet e sendeve me vlerë më të vogël se 400 euro nuk dënohen nëse nuk janë përsëritje. Hajdutët po përfitojnë nga numri më i ulët i stafit në dyqane.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Greqia “shpëton” industrinë europiane të automjeteve - “Lufta” mes Europës dhe Kinës për mineralet e rralla përfundon në Athinë
Greqia mund të jetë vendi ku pritet të përfundojë dhe lufta mes Europës dhe Greqisë për sa i përket mineraleve të rralla. Duke iu referuar pikërisht galiumit,......

Rregullat e reja për Inteligjencën Artifciale - Marrëveshje mes Gjermanisë, Francës dhe Italisë
Gjermania, Franca dhe Italia kanë arritur një marrëveshje për atë se si duhet të rregullohet inteligjenca artificiale në të ardhmen. Të tre qeveritë janë në......

Kush është presidenti i ri populist i ekstremit të djathtë të Argjentinës?
Populli i Argjentinës ka folur: politikani i njohur televiziv Javier Milei do të jetë udhëheqësi i ardhshëm i ekonomisë së dytë më të madhe të Amerikës së......

Si krahasohen pagat mesatare në të gjithë Europën?
Rregulloret e BE-së për punonjësit janë përgjithësisht mjaft të forta me një theks në kushtet individuale të punës dhe të drejtat e punës, duke përfshirë të......

Kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë fillim jave në kuota negative duke regjistruar rënie gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 94.7 lekë dhe është shitur......

Gjermania miraton Aktin e Financimit për të Ardhmen!
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë miratoi Aktin e Financimit për të Ardhmen, për të promovuar bizneset fillestare dhe për të përmirësuar aksesin në......

Moody's rrit perspektivën e borxhit të Italisë në të qëndrueshme në nxitje për qeverinë e Meloni!
Moody's e la vlerësimin e borxhit sovran të Italisë në Baa3, një shkallë mbi junk, por e përmirësoi perspektivën në të qëndrueshme nga negative, në një nxitje......

Shefja e FMN-së: Angazhimi Biden-Xi është një sinjal i rëndësishëm për bashkëpunimin e botës!
Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva tha se takimi i kësaj jave midis presidentit të SHBA Joe Biden dhe presidentit kinez......