Shqipëria Postuar më 20 Nëntor 2023, 09:37

Kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan?

Nga SCAN TV
Kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan?

Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë fillim jave në kuota negative duke regjistruar rënie gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 94.7 lekë dhe është shitur me 95.8 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane duket se nuk ka rikuperuar gjatë këtij dy ditëshi pasi vijon edhe këtë të hënë të blihet me 103.5 lekë dhe të shitet me 104.1 lekë.

Franga zvicerane ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke e nisur javën pozitivisht teksa është blerë sot me 106.5 lekë dhe është shitur me 108 lekë në raport me javën që lamë pas.

Paundi britanik sakaq edhe ai ka pasur rritje të vlerës pasi është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 117.5 lekë dhe është shitur me 119.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat