Ndryshimet në ligjin e emigracionit gjerman: Rregullorja e re për Ballkanin Perëndimor dhe risi të tjera!

Punëdhënësve gjermanë u mungojnë qindra mijëra punëtorë: në IT, në infermieri, në zeje, teknologji, logjistikë dhe shumë sektorë të tjerë. "Ligji për zhvillimin e mëtejshëm të imigracionit të kualifikuar” i miratuar në verë synon të ulë menjëherë pengesat për imigracionin në Gjermani të punëtorëve të kualifikuar nga të ashtuquajturat vende të treta, pra nga vendet jo anëtare të BE-së.
Ndryshimet e para do të zbatohen nga data 18 nëntor 2023 - Karta blu e BE-së
Specialistët me diplomë universitare, ose nivel kualifikimi të ngjashëm, që vijnë nga vendet e treta, pra jashtë BE-së, mund të imigrojnë në Gjermani me Kartën Blu të BE-së - pa u kontrolluar më parë, nëse ka aspirantë gjermanë ose qytetarë të BE-së për vendin e punës dhe pa dëshmi të aftësive gjuhësore. Kufijtë e pagave për të shmangur abuzimin me specialistët që vijnë nga jashtë do të ulen në 40,000 euro në vit për profesionet ku ka më shumë mungesa dhe 44 000 euro për të gjitha profesionet e tjera (që nga viti 2023).
Lista e profesioneve me mungesa (më parë: matematikë, shkenca kompjuterike, shkenca natyrore, inxhinieri dhe mjekësi) është zgjeruar dhe tani përfshin, ndër të tjera, edhe arsimin dhe personelin infermier. Për industrinë e TI-së, punëtorët e kualifikuar pa diplomë universitare mund të marrin gjithashtu një kartë blu të BE-së, nëse mund të vërtetojnë se kanë përvojë profesionale të krahasueshme prej të paktën tre vjetësh.
Rregullorja e Ballkanit Perëndimor
Një tjetër rregullore prek njerëzit nga vendet e Ballkanit Perëndimor. E ashtuquajtura Rregullore e Ballkanit Perëndimor për rekrutimin e punëtorëve nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia tani është e vlefshme për një periudhë të pakufizuar. Nga qershori 2024, kuota vjetore do të dyfishohet në 50,000 punëtorë.
E drejta e qëndrimit, më shumë fleksibilitet - Kush plotëson të gjitha kushtet si punonjës i kualifikuar me formim profesional ose akademik ka të drejtë të marrë leje qëndrimi. Deri më tani, kjo u lihej ta vendosnin misionet diplomatike dhe autoritetet e imigracionit. Përveç kësaj, hiqet kufizimi për të punuar në fushën profesionale që ke mësuar ose studiuar. Një njeri që ka mbaruar për mekanik, për shembull, mund të punojë edhe në logjistikë. Përjashtim bëjnë profesionet e rregulluara, për shembull në fushën e mjekësisë, drejtësisë ose mësimdhënies. Bëhet më i lehtë edhe miratimi nga Agjencia Federale e Punësimit për shoferët profesionistë. Leja e punës jepet pa kontrolluar nëse ka qytetarë të BE-së që e kërkojnë këtë vend dhe pa provim gjuhe.
Çfarë do të hyjë në fuqi më 1 mars 2024? - Njohja e kualifikimeve profesionale në Gjermani, e cila më parë ka qenë shpesh një pengesë burokratike, nuk do të kërkohet më për specialistët me përvojë. Kush ka një kualifikim profesional të njohur nga shteti në vendin e origjinës dhe ka së paku dy vjet përvojë profesionale në të, mund të emigrojë në Gjermani si punëtor. Nga kjo përjashtohen profesionet e rregulluara. Specialistët e TI-së nuk kanë nevojë për diplomë. Kush ka nevojë për një kualifikim shtesë në Gjermani për të arritur baraz-vlefshmërinë e kualifikimit do të mund të qëndrojë në Gjermani deri në tre vjet në të ardhmen. Aplikantët lejohen të punojnë deri në 20 orë në javë, ndërsa janë duke bërë shkollën për barazimin e kualifikimit.
Mundësia për të punuar me kohë të pjesshme po zgjerohet edhe për studentët dhe kursantët. Nëse punëdhënësit në Gjermani dhe aplikantët nga vendet e treta krijojnë një partneritet njohjeje, punëtorët e kualifikuar mund të vijnë direkt në Gjermani dhe të punojnë ndërkohë që procesi për njohjen e kualifikimit të tyre është në vazhdim. Qëndrimi mund të zgjatet deri në tre vjet. Duhet të kenë së paku dy vjet kualifikim profesional dhe njohuri të gjuhës gjermane (niveli A2). Përveç personelit infermier, edhe ndihmës-infermiereve me më pak se tre vjet trajnim infermierie do t'u jepet akses në tregun gjerman të punës në të ardhmen.
Ribashkimi familjar
Nëse punëtorëve do t'u bashkohen bashkëshortët dhe fëmijët e mitur, ata duhet të dëshmojnë se të ardhurat mjaftojnë për të jetuar, por jo edhe se kanë sipërfaqen e duhur për banesë. Ata gjithashtu mund të sjellin edhe prindërit ose vjehrrin për të qëndruar me ta nëse e marrin lejen e qëndrimit pas marsit 2024.
Çfarë hyn në fuqi më 1 qershor 2024? - Karta e mundësive për kërkimin e punës
Karta e mundësive me sistem pikësh do të hyjë në përdorim për herë të parë në qershor 2024. Me kartën e mundësive (Chancenkarte) njerëzit mund të vijnë në Gjermani për të kërkuar punë për një vit, nëse e kanë të siguruar jetesën. Kushdo që mund të provojë ekuivalencën e kualifikimeve të tyre me ato gjermane, konsiderohet punëtor i kualifikuar dhe e merr kartën pa asnjë kërkesë të mëtejshme. Të gjithë të tjerët kanë nevojë për një diplomë universitare ose një kualifikim profesional prej së paku dy vjeçar, si dhe njohuri bazë të gjuhës gjermane (niveli A1) ose njohuri të gjuhës angleze (niveli B2).
Pikë merr edhe për përvojën profesionale, njohjen e kualifikimeve në Gjermani, moshën, aftësitë gjuhësore në gjermanisht dhe/ose anglisht, lidhjet me Gjermaninë dhe potencialin e partnerit ose bashkëshortit që vjen me ju. Punëtorët me Kartën e Mundësive lejohen të punojnë deri në 20 orë në javë ose si provë. Karta e mundësive mund të zgjatet deri në dy vjet nëse ka një kontratë pune për punësim të kualifikuar. DW
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Përmbytje, thatësira dhe kriza paniku: Ndryshimet klimatike po peshojnë rëndë tek fermerët europianë!
Thatësira dhe përmbytjet e shkaktuara nga klima po dëmtojnë jetesën dhe shëndetin mendor të fermerëve europianë. Bujqësia europiane është goditur nga një......

Importet, librat dhe pikturat zënë 0.3% - Llogariten në 2.6 miliardë lekë në vitin 2022, Holanda partneri kryesor
Importet e librave, revistave, pikturave, dorëshkrimeve dhe shtypshkrimeve llogariten në 2.6 miliardë lekë, përgjatë vitit 2022, sipas të dhënave të......

Merr fund trafiku rrugor dhe ndotja e ajrit - Revolucioni i taksive ajrore nis në New York dhe Paris
Pyetjes ‘sa kohë duhet për të arritur nga aeroporti JFK në Manhattan’, motori i kërkimit Google jep katër përgjigje: me metro: 60 – 90 minuta me tren......

Emetimet, OKB: Jemi ende “jashtë piste”! - Nuk pritet reduktim i tyre deri në vitin 2030. Vetëm me 2%
Bota po ‘dështon të kontrollojë’ ndryshimet klimatike, sipas paralajmërimeve të OKB-së, pasi një vlerësim i premtimeve aktuale në mbrojtje të klimës tregon......

Gati formula e re e ndihmës ekonomike - Nxirret për konsultim publik “Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030”
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale ka hartuar dhe nxjerrë për konsultim publik strategjinë kombëtare 2024-2030, që adreson një sërë problematikash......

Mbikalimi më i ngatërruar në botë ndodhet në Kinë - Me 20 korsi, 12 kate i lartë dhe 16 kilometra i gjatë
Mbikalimi Huangjueuan në Kinë konsiderohet si mbikalimi më kompleks në botë dhe është një mrekulli e vërtetë ndërtimi dhe trafiku. Ai konsiderohet si një......

Ndryshojnë preferencat e bankave, kujt po i japin kredi? - Më të parapalqyerat kompanitë e shërbimeve, ulin financimin për ndërtuesit e tregtarët
Viti 2023 ka sjellë një ndryshim të dukshëm të sektorëve të mbështetur me kredi nga bankat. Gjatë gjithë këtij viti është shënuar ngadalësim i rritjes së......

Sa para’ do të shkojnë për strehimin? - Mbi 1.700 familje do të përfitojnë pagesë qiraje. Rindërtimi hyn në vitin e 5-të
Strehimi parashikohet t’i kushtojë afro 84 milionë dollarë buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm, ku pjesën kryesore vijon ta zërë procesi i rindërtimit, i......