Emetimet, OKB: Jemi ende “jashtë piste”! - Nuk pritet reduktim i tyre deri në vitin 2030. Vetëm me 2%

Bota po ‘dështon të kontrollojë’ ndryshimet klimatike, sipas paralajmërimeve të OKB-së, pasi një vlerësim i premtimeve aktuale në mbrojtje të klimës tregon vetëm përparime të vogla në reduktimin e emetimeve këtë dekadë.
Në një raport të publikuar vetëm disa javë përpara negociatave të klimës, Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se bota po dështon të veprojë me urgjencë të mjaftueshme për të frenuar emetimet e gazeve serrë.
Me rritjen e temperaturave të cilat kanë bërë që 2023-shi të bëhet viti më i ngrohtë deri më tani në historinë e njerëzimit, shkencëtarët thonë se presioni mbi liderët botërorë për të frenuar ndotjen e gazit serë nga ngrohja e planetit nuk ka qenë kurrë më urgjente.
OKB-ja zbuloi se planet e kombinuara të klimës nga gati 200 vende do ta vendosnin botën në një rrugë për emetimet e karbonit në vitin 2030 me vetëm 2 % nën nivelet e 2019-ës.
Kjo është shumë më pak se rënia prej 43 % që paneli i klimës i OKB-së thotë e konsideron të nevojshëm për të kufizuar ngrohjen nën objektivin e marrëveshjes së Parisit prej 1.5 gradë Celsius që nga epoka paraindustriale.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se njerëzimi është në mënyrë të rrezikshme afër tejkalimit të kufirit të ngrohjes globale prej 1.5 gradë Celsius, duke rrezikuar intensifikimin e ndikimeve të fenomeneve metereologjike.
Sekretari i përgjithshëm i OKB – së, Antonio Guterres theksoi se bota nuk po arrin të kontrollojë krizën klimatike dhe vendet nuk po vepronin aq shpejt sa për të shmangur katastrofën klimatike.
Sipas Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, vendeve u kërkohet të prezantojnë plane gjithnjë e më të thella të reduktimit të emetimeve, të njohura si Kontributet e Përcaktuara Kombëtare ose NDC.
Vlerësimi i fundit vjetor i OKB-së për këto plane përfshin 20 NDC të përditësuara të dorëzuara midis shtatorit 2022 dhe shtatorit 2023, duke përfshirë nga Meksika, Turqia, Norvegjia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Gati formula e re e ndihmës ekonomike - Nxirret për konsultim publik “Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030”
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale ka hartuar dhe nxjerrë për konsultim publik strategjinë kombëtare 2024-2030, që adreson një sërë problematikash......

Mbikalimi më i ngatërruar në botë ndodhet në Kinë - Me 20 korsi, 12 kate i lartë dhe 16 kilometra i gjatë
Mbikalimi Huangjueuan në Kinë konsiderohet si mbikalimi më kompleks në botë dhe është një mrekulli e vërtetë ndërtimi dhe trafiku. Ai konsiderohet si një......

Ndryshojnë preferencat e bankave, kujt po i japin kredi? - Më të parapalqyerat kompanitë e shërbimeve, ulin financimin për ndërtuesit e tregtarët
Viti 2023 ka sjellë një ndryshim të dukshëm të sektorëve të mbështetur me kredi nga bankat. Gjatë gjithë këtij viti është shënuar ngadalësim i rritjes së......

Sa para’ do të shkojnë për strehimin? - Mbi 1.700 familje do të përfitojnë pagesë qiraje. Rindërtimi hyn në vitin e 5-të
Strehimi parashikohet t’i kushtojë afro 84 milionë dollarë buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm, ku pjesën kryesore vijon ta zërë procesi i rindërtimit, i......

Bonuset e solidaritetit në Greqi - 2.3 milionë qytetarë përfitojnë 352 milionë euro
Gjithsej 2.3 milionë qytetarë grekë do të përfitojnë nga masat e mbështetjes emergjente në vlerën 352 milionë euro që do të jepen në dhjetor. Lajmi u konfirmua......

Çfarë fitoi Xi i Kinës nga takimi i tij me Biden?!
Kur presidenti kinez Xi Jinping u takua me drejtuesit për darkë të mërkurën mbrëma në San Francisko, ai u përshëndet me jo një, por me tre duartrokitje nga......

Nafta, në nivelin më të ulët në 4 muaj - Të enjten ra me 5%, ndikon ngadalësimi i kërkesës në SHBA dhe Kinë
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje javore për të katërtën javë me radhë. Të enjten, ndërkohë, çmimet e naftës ranë......

Dollari, humbjet më të mëdha javore për 2023 - Të dhënat mbi inflacionin shtojnë mundësitë që FED të ulë interesat
Dollari amerikan pritet të realizojë, në mbyllje të sesionit të sotëm, humbjet më të mëdha javore për këtë vit, përballë valutave kryesore ndërkombëtare.......